Donnerstag, 1. September 2011

Enkeleda Ristani: PUTHJA E PARE



Puthja e pare


Ato ishin vite pothuajse hibride.Ne ajer ndihej nje lloj leshimi e lirshmerie e jetes se perditshme,ose ne ishim ne ate periudhe te jetes tone qe nuk na e ndjente shume se c`mund te behej nese shkeleshin rregullat.Isha gjimnaziste dhe vetja kishte filluar te me dukej e rritur,edhe pse jo aq sa me ishin dukur me pare vajzat e gjimnazit qe rrija e kundroja vjedhurazi,nga kendi im i vezhgimit.Ne fakt ato me dukeshin te gjata,te pjekura dhe floket me forma qe i benin me lecka te mbeshtjella me leter e qe i mbanin dhimbshem ne koke, per tere naten,sikur i tregonin shume te rritura ne syte e mi.Pastaj aso kohe,ato nese s`kishin fatin te shkonin ne shkolle te larte,nga numri i percaktuar i bursave,mbasi benin nje ose dy vjet pune,fejoheshin dhe nisnin jeten e tyre te re.E gjithe kjo,per te shpjeguar,se megjithese kishte nisur te me dukej vetja e rritur,perseri nuk e shihja dot veten si nje nga ato.Vija e paket ne trup dhe pothuajse nuk bija ne sy,si shoqet e mia,e per pasoje,nuk kishin nisur akoma "propozimet" e para,vetem ndonje fjale e hedhur kuturu,ndersa shkoja per ne shkolle,qe edhe pse me skuqte deri ne vesh,me bente te fluturoja me krahe.Me pelqente shume te vallezoja(e kujt nuk i pelqente),por une ndihesha flutur,ndersa vallezoja dhe kisha fatin mos te rrija kurre ulur ne stol e te prisja,sic ishte "zakoni",kur benim mbremjet e famshme(qe edhe pse quheshin mbremje beheshin ne dreke,mbas shkolle shumicen e kohes)

Por kishin filluar te beheshin te rralla,mbase ngaqe mesuesit qe ishin te detyruar te ishin me ne,mezi c`prisnin te shkonin ne shtepi mbas pune.Nga ana tjeter,kujt nga ne i pelqente te ishte i kontrolluar deri tek menyra se si do te perkundte trupin?!Ne keto kushte,u gjend nje zgjidhje,nuk di se kujt i shkoi mendja per kete,por u propozua te organozonim ndonje gje neper shtepira,ndersa prinderit ishin ne pune e ne mund te linim ndonje ore mesimi.

Mrekulli!Ketu fillonte te gelonte gjaku antikonformist,rrebelimi dhe ndiheshe ne krahet e nje lirie te cuditshme qe ia kishe dhene vetes deri ne dehje.Me ne fund,mund te thyeje rregullat,ca tabura idiote,madje te filloje te provoje edhe gjera te ndaluara,saper tu ngrohur pak.E kam fjalen per ndonje shishe konjak "Skenderbeu",qe shpesh djemte na e shoqeronin me llokume.Po edhe cigare sigurisht.Me kokorroci,merrej me te siguruar nje magnetofon qe nuk ishte shume e lehte per ta pasur dhe per kete duhej te ftonim neper keto "mbremje" edhe te zotin e tij.

Ja ne nje nga keto grumbullime,njoha Ate.Ishte djale i pashem dhe vellezonte bukur,edhe pse ishte me i madh se ne.Ishte student.

Ne momentin e fundit,njehere,na kishte strehuar ne shtepine e tij,ndersa nje shokut tone i ishin prishur planet,per shkak te prinderve qe i erdhen befas ne shtepi,pa mbaruar orarin e punes.Ne kishim lene oret e mesimit dhe nese nuk do benim edhe mbremjen,do te ishte zhgenjim i madh.Keshtu pra,ne syte tane per disa ore ai u be heroi,shpetimtari.Me vjen te qesh sot ndersa kujtoj odisete tona fluturake.

Me shoqet shpesh kuturiseshim ne biseda per djemte,por une me shume degjoja,e ndonjehere edhe pa vemendje.Nuk beja dot enderime fizike ne lidhje me nje djale,pervecse analizoja ne heshtje ndjenjen me hollesite me te medha.Nuk e kisha shume te veshtire,lexoja shume dhe zakonisht,pjeset e pershkrimeve fizike i kaloja pothuajse pa i lexuar.As sot nuk e di pse!Keshtu qe nese hormonalisht ndihesha e perfshire nga avuj ndijesish,vizualisht nuk beja percaktime e portrete.

Ai me pelqente!Ishim takuar ne disa nga keto grumbullime dhe pothuajse gjithe kohes kercenim bashke,kishte batuta dhe vishej mire(ndryshe nga moshataret e vet).Por ajo qe me terhiqte me shume tek ai,ishte aroma.Ishte dehese,ose flegrat e mia me punuan rengun e te cuarit ne tru disa impulse te cuditshme qe me derguan ne parajsen e dashurise.Kisha filluar te bija ne dashuri, ndoshta?!Kjo te ishte?Nuk e hiqja dot nga mendja dhe aroma e tij me riprodhohej vazhdimisht ne hunde.Me vete mendoja se si ishte e mundur dhe hera-heres pyesja veten nese isha vertet e dashuruar apo me pelqente.Ai kishte filluar te me peshperiste ndersa vallezonim dhe ne vallzime te qeta kishte filluar te me shtrengonte me prane vetes e une dehesha edhe me nga aroma e tij e sdo mend qe nuk kundershtoja afrimin.Ai kishte nje magji qe une nuk dija dhe nuk doja me ta ndaloja,por e lija veten te nderur ne krahet e tij joshes.I vija koken si rastesisht ne sup dhe ai vjedhurazi me jepte ndonje te puthur ne cep te faqes ose gushes,lehte...

I pranuam njeri tjetrit edhe me fjale qe pelqeheshim,edhe pse trupat tane kete e kishin bere me pare.Do duhej te takoheshim,megjithese une isha natyre qe nuk e frekuentoja mbasditen.Studioja ose lexoja dhe gati nuk me premtonte asnjehere koha per te dale me shoqet.

Ate dite vendosa te dilja.Nuk kishim lene takim,por dija se ku te hasesha me te,kinse rastesisht,keshtu qe,u pame.Na rrezelliti fytyra te dyve.U shkeputa nga shoqet dhe vazhdova te ecja me te.

Oh,perseri aroma e tij qe me bente te dritheroja!Me propozoi te rrinim pak bashke,edhe pse orari per tu kthyer ne shtepi kishte kaluar.Sigurisht qe nuk mund te refuzoja.U gjarperuam neper disa rrugica ku nuk kishte njerez dhe diku,ne nje vend te qete, ndaloi kembet.Gjithe rruges me peshperiste fjale dashurie dhe une isha ne nje gjendje deliri te perzjer edhe me aromen e tij.Me ktheu me delikatesen e prekjes se nje luleje nga vetja.Duhej te ishte vjeshte,sepse mbante veshur nje xhup sportiv dhe une nuk di cfare kisha veshur,por di vetem qe nisa te dridhesha sikur te isha veshur me nje fustane te holle vere.Me mbeshtolli te teren ne krahet e tij,pasi me pa per disa caste ne sy.Cuditerisht, vura re qe ishte shume i gjate(a thua se nuk kisha vallezuar me te) dhe kishte sy bojeqielli.Ne te mijten e sekondes mendova nese e kisha bere ndonjehere portretin e dashurise time dhe me rezultonte se jo.U cudita akoma edhe me me veten.Nuk e kisha menduar,as te gjate,as te shkurter,madje as me sy bojeqielli...

Pastaj,kuptova se po vinte ajo,puthja e pare.E tmerrshme,nuk dija si puthej!Cfare figure do te beja ne syte e tij?!Por nuk kishte me kohe,ai po me afronte fytyren e tij drejt buzeve te mia dhe une si nder ethe dhe e skuqur deri ne vesh,i peshperita se nuk dija te puthja.Ai buzeqeshi dhe vazhdoi udhetimin e tij,ne heshtje, drejt buzeve te mia qe ishin fryre lehtaz dhe dritheronin porsi nje fllad.Pothuajse po mi cikte,aroma e tij shoqeronte si nje sfond muzikor gjithe atmosferen dhe qenien time.Po prisja me ankth!Ai mi perfshiu te dy buzet e mia brenda gojes se tij dhe filloi te mi thithte,ne fillim lehte e pastaj pak me shume.Une e lash veten te qete te shijonte embelsine e asaj qe po ndodhte.

Oh,Zot,ishte puthja e pare!Pastaj,vetiu buzet gjeten njera tjetren dhe u pozicionuan ashtu si duhej,ne fakt pa nje rregull te percaktuar.Ai nuk haronte te mi fuste here-here brenda te vetave dhe kjo po me pelqente shume.Ndihesha si mbi re.Asgje nuk ekzistonte me perreth,ishim vetem une, Ai dhe ajo...puthja.

Koha po fluturonte dhe mua me duhej te kthehesha ne shtepi.Pothuajse ishte leshuar perdja e nates,por e pamundur te ndalonim se puthuri,derisa disa hapa dhe ca fjale te thena neper dhembe,na bene te permendeshim.Dikush na pa dhe kjo qe po benim ishte e ndaluar.I thash se duhej te ikja me fjale te ngaterruara.Me percolli edhe pak dhe u afruam edhe nje here tjeter si te etur.Buzet dhe gjuha nuk gjenin me njera tjetren,pasioni kishte shprishur cdo linje fytyre e ne po marroseshim edhe me,derisa mu desh te shkeputesha.U pame ne sy,u pershendetem embel me ze thuajse te mekur dhe ndersa leshonim duart,i rreshkitem deri ne gishterinj.

Ai kishte ndaluar dhe me ndiqte me sy.Une ika me eren qe me ledhatonte fytyren me fare pak qortim...