Montag, 15. Dezember 2014

Kujtime nga ditët e vjeshtës

Tregim nga Arqile Gjata

      Ditë vjeshte me shumë ngjyra, dhe e freskët. Ndiheshim si në pranverë.
      Kam një bindje, një si parandjenjë, se stina e vjeshtës kërkon buzëqeshjen e ecurisë së jetës.
      Vjeshta ka dëshirë dhe aftësi të tregojë magjinë e rrjedhjeve të ujrave, por më shumë të zbukuroj lumenjtë.
      Nga që i kam përjetuar për disa dekada stinët, ato më kanë lënë gjurmë dhe disa dëshira që dua ti kërkoj saktësisht në stinën e vjeshtës...
      Kam dëgjuar(se sa e vërtetë është, nuk e di), se stina e vjeshtës i përket guximtarëve. Mos të keqkuptohet lexuesi, nuk është thënja ime!
      Në një libër me kurjozitete, lexova një diçka shumë interesante;
“në vjeshtë mblidhen miqtë e mirë!”
      Doja dhe unë ta provoja një kurjozitet të till...Mora guximin të ftoja për një kafe një zonjë!...


***
       Me Katerinën njiheshim dhe më parë. E kisha hasur rastësisht, ku mblidhen grupime aktivistësh të emigracionit.
       Tek ajo, gjithçka ishte në harmoni me qënien e saj si femër.
       Kishte një trup të bukur dhe elegant. Në të dallohej një hije dhe natyrë krenarije...dukej grua serjoze! E zotronte shumë mirë veten. Fliste qet dhe me një delikatesë femrore që të joshte. Ta kishte ënda ta takoje atë grua simpatike.
       Takoheshim jo shpesh...
       Ajo, ishte vënë në dijeni, që kishte dalë nga botimi vëllimi im “Qyteti që Kërkon Muzikë”.
Katerina, sa më pa nga larg, erdhë e m’u afrua! Më përshëndeti, më dha dorën me shumë kënaqësi... ma shtrëngoj aq shumë, sa që u ç’orjentova prej vështrimit zhbirues të Katerinës. Më uroj për librin dhe... vetëm kaq!
       U largua, duke marr pas vedit tërë rëndesën femërore e shumë të adhurueshme që kishte krijuar gjatë viteve të jetës së saj!


***
      Jemi në vjeshtën e dytë të vitit 2007!
      Katerina tashmë është një personazhe e mjedisit ku jetojmë.
      Doja të shkruaja për këtë grua, për Katerinën...
      Çdo njeri kërkon të shkruaj.
      Disa shkruajnë gjatë. Mua më pëlqen të shkruaj shkurt.
      Kur e kujtoj Atë, s’di pse ndihem i frymëzuar.
      Nga që, të dyve na pëlqejnë ditët vjeshtore, lam takim për një kafe!... Kafe me bisht themi ne burrat. Ka dhe kafe, që dëshëron të zgjas në kohë...sa një vjeshtë e tërë!
      Ora është 10-të i paradites. Ditë e mërkurë...Dita e Mërkur për mua është ditë e mbarë.   Dhe kur linda, e Mërkur ishte!
     Të buzëqeshur u takuam në një bar-lulishte ku shumëllojjshmëria e luleve të mrekullon dhe në harmoni me gjethet vjeshtake krijohet një tablo e këndshme...
Përsëri, ajo më zgjati dorën, ma shtrëngoj fort, shumë fort! Më shikonte me vëmendje pa iu fikur syri. Buzëqeshte aq ëmbël...sa ma trubulloi shikimin! Ula pak kokën, që mos të ndeshesha me dy sytë e saj si xixëllonja.
      Dy duart tona përqafoheshin fort me njëra-tjetrën, sikur të ishim miq prej shumë viteve.
Ajo, ndihej e përmalluar.Çudi...si kështu!?
Mu krijua përshtypja, se dhe tavolina ku ne u ulëm për të pirë kafen ishte përgatitur enkas për ne. Në sytë e mi, ajo tavolinë, dukej e vogël, sikur nuk na merte të dyve...
Katerina (mesa kisha vërejtur) ishte shumë kurajoze. Për të përthyer heshtjen time, më thotë me zë të ulët e lakonik:
       -Ai, që është burrë, buzëqeshja i shprehet në fjalë..lë melodi dhe ecën ngadalë përgjatë udhës!”
       U ndjeva ngusht!
       Ishin çaste që më vunë në pozitë tepër të vështirë...Duke pirë me dëshirë kafen e porositur prej saj, duhej, që dhe unë t’ja legjitimoja mendimin e shprehur më lartë, po aq me dinjitet sa dhe ajo.
     -Po Katerinë! Çdo gjë që jetohet pak, mbetet e shkurtër në kujtesë, por shpesh mbahet mend shumë gjatë!
Dhe ky shtrëngim i duarëve tona do të jetë kujtesa e mirënjohjes!
      Për habinë time, Katerina qeshi...
      Me pas biseda jonë mori tjetër kah.
      Unë ende gjëndesha nën peshën e vështrimit të saj. Me bishtin e syrit përgjoja në heshtje fytyrën e saj ngazëlluese...
     Do kisha brohoritur nga gëzimi kur Katerina më tha:
     - Kam dëshirë të lexoj disa vargje nga poezitë e mia.
     E përmbajta veten...Heshtje e plot! Ajo, mori frymë si me etje dhe më thotë.
     -Zotri, jetojmë në kohë jo normale! Kam mendimin, se ne këtu jemi njerëz pa atdhe...Dua të them me bindje se, Potreti ynë është një pjesë e Atdheut tonë!
      Dhe si fëmi kurajoze filloi të më lexonte disa vargje nga poezia e saj...
      “Unë di të flas/se kam fuqi të heshtë./Me mendjen time qetsoj frymëmarrjen./Aty, ku qëndron e fshehta, dua të jem!”
       Ndieva rreqethje nga këto vargje! Përmes artikulimeve të zërit të saj u ngopa me veshtrimin e sinqertë e zemërgjër të Katerinës.
      -Në këtë peisazh të bukur, që ju Katerinë më dhuruat, më lejove të shohë botën tuaj me një sy tjetër...
     -Sigurisht, diçka mbeti midis nesh, mik i ndeuar!-mu përgjigj ajo.
     Si të kapur në lak, të dy heshtëm...ishte çasti i volitshëm që ta pinim kafen që po priste buzët tona ta rufisnin.
      Më pas folëm për letërsinë që ajo e njihte shumë mirë...sidomos për përgatitjen që po bënte për botimin e një vëllimi të ri poetik.
     Gjatë gjithë bisedës kqyra me vëmendje potretin, hijeshinë e asaj gruaje.
     Ajo ishte një grua në moshë të pjekur. Krihej shumë bukur! Flokët të prera shkurt, ngjyer me merak. Tregonte mjaft e re, me fytyrë aromatike, me një tualet të lehtë...tamam si për ditë pushimi.
     Të lindte ideja, se dhe në gjumë, ajo krihej bukur.
     Pas disa minutave u ndamë shumë miqësisht. Përsëri, ajo nuk nguroj ta shpreh respektin duke ma shtrënguar dorën përsëri shumë fort...


***
     E çuditshme, prapë ditë e mërkurë!
     Pas shumë muajve thatësire e me kohë të nxehtë, si me magji qielli u mbush me re! Fillimisht qielli hodhi disa pika shiu kokërmadh, pak e nga pak shpërtheu një furi e fortë me shi.
     Katerina ndodhej në mesin e një kryqëzim të madh, midisë katër rrugëve! Shiu po e godiste pa mëshirë. Ishte krejtësish e pa përgatitur për një kohë të tillë. Nguroj një çast!..
     U nis me vrap drejt anës tjetër të rrugës..por, rrëshqet e bie në mes të rrugës, ku një karvan i tërë me automjete po nxitonin të kalonin. Sa hap e mbyll sytë një nga makinat gjëndet mbi këmbët e saja...
     Si për magji a rastësi u ndodha dhe unë disa metra larg ngjarjes!
     Bashkë me disa kalimtar e ndihmuam ...fitoj mbi një mori makinash që donin ta verbonin...
     Kur u palos mbi rrugë, nga dhimbjet e shiut iu kërcën gjymtyrët!
     E ngritëm! E vendosëm mbi një stol, në tortuarin më të afërt.
     Pa këmbë..!
     Thellë në shpirt, ndjeva një dhimbje therëse. Në heshtje provova një dashuri tragjike!
     Me zë të lartë, thirra...
     -Sa mirë! Shpëtoi, se do kishe ikur me të shumtit!


Tetor 2007