Donnerstag, 29. November 2018

Rrahim Sadiku: OFSHAMAT E NJË NATE

Rrahim Sadiku
Mundimi i saj sikur nuk kishte fund. Përpëlitej në shtratin e butë, dilte në nimin e fortë, hapte një pjesë të dritares e ajëri i ftohtë sikur e përvëlonte edhe më shumë. Mandej i bëhej se jashtë ishte mbështjellë me akull e se brenda po i gufonte një vullkan përvëlues. Donte ta harronte atë krijesën dhe sa më shumë mundohej të ndodhte kjo, aq më shumë e kujtonte. Tashmë ai ishte bërë pjesë e trupit të saj, e organeve më intime, e frymëmarrjes. Atë natë, më shumë se kurrë në jetën e saj, po e kuptonte se ekzistonte diҫka që e tejkalonte të thënën, të mendurën, të synuarën. Po, ishte ajo diҫka që digjte me epshin e zgjuar tmerrësisht, me është etja për të dëshiruarën, që haste si në mur në ato normat e pashpalluram që praktikonte ajo, të cilat e pamundësonin shkuarjen te ai, që sikur ishte burimi shërues dhe e pambërritshmja. Ishte mbivetja që po luante me të. Ishte shpirti ndryshe, i bërë një me kërkimin, pa gjetur askund prehje e pa e kuptuar se po dorëzohej tërësisht para një dobësie ҫasti, duke e mohuar të kaluarën e saj pa dorëzime. Nuk ishte dhënë e mundur as në rriziqet më të mëdha e tashti po tundohej pashërueshëm nga një shkim i beftë që i kishte hedhur një organi dhe një trupi mashkullor. Kurrë nuk kishte provuar më parë ndonjë sfidë të atillë. Mendoi se ishte bërë një grua e zakonshme, e shoqëruar me synime të mëdha e me pamundësi të përjetshme, dhe gati shpërtheu në vaj. Ajo gjithmonë, qëkur ishte bërë e vetëdishme, kishte qenë e bindur se nuk e njihte dobësinë, sepse ishte edukuar, kishte punuar e madje besonte se edhe kishte arritur të ishte plotësisht vetja, e zhveshur nga ndjenja, nga keqardhja, nga mëshira dhe nga idealet.
Atë natë nuk ishte më vetja. Ishte me sy, me mendje e me zemër e fiksuar në atë pallë të gjatë të trashë dhe joshëse e nuk po mund të mendonte për gjë tjetër. Po, Rozana Rosenberg ishte tashmë vetëm një ëndërruese palle dhe sa s’po vdiste për të. Ajo kishte mbaruar, i kishin ikur truri e zemra dhe për t’i kthyer duhej ta shuante epshin. Dikur nuk duroi dot dhe e thirri kryerojtaren e kampit dhe u ndal në bisedë me të, si kurrë ndonjëherë më parë. Kryerojtarja e kishte frikë, po edhe e nderonte, madje e donte, në mënyrën e saj. Prandaj kjo hapje për punë seksi disi e la pa mend dhe një kohë nuk diti ҫka të thoshte, si ta merrte këtë dhe cilat mund të ishin pasojat e gjithë kësaj. Mbeti duke e zhbiruar në sy, nga kishte besim se do ta kuptonte të vërtetën dhe e kuptoi atë. Rozana po digjej nga zjarri i përjetimit të parealizuar seksual e nuk kishte në mendje gjë tjetër. U qetësua atëherë dhe i tha se pas pak ҫdo gjë do të ishte gati. E siguroi mandej se askush nuk do të shihte gjë e nuk do të kuptonte gjë. Dhe doli. Pa shkuar shumë kohë, që për epshin e zgjuar brenda Rozanës ishin vite, kryerojtarja erdhi dhe i tha se te shtegu përballë e kishte të gatshëm fatmadhin dhe i uroi të kalonte sa më këndshëm.
Jo, nuk ishte Rozana ajo që doli me furi nga tenda, nuk ishte ajo që po shkonte të pallohej pa kushte e pa e përfillur veten. Ishte epshi që po e udhëhiqte dhe dëshira e madhe që po e shtynte të zhvishej ashtu rrugës. Kur arriti para kalit të mbërthyer mirë e para bukuroshit të zhveshur plotësisht e me pallë përpjetë, sa nuk u ҫmend. Vazhdoi si e shituar nga ajo që pa dhe me të hipur në kalë, u lëshua në të, duke u ngulur si në hu në pallën e cila sikur i shkeu të gjitha organet e saj. Ofshani e mandej ulëriti pa e kontrolluar dot veten, sepse iu bë sikur kishte ndjerë, në gjithë trupin, një therrje kënaqësie, një zjarrmi përvëluese, një dëshirë për ta ndjerë deri te maja e kokës atë fortësi të frikshme e tejet joshëse. Nga ulërimat e saj apo nga hovjet e tij për të hyrë sa më thellë në të, kali u shqetësua dhe ia dha një vrapi e një hingëllime shpatit përpjetë e hyri një dhiareje në bjeshkë, kurse ata dy as po e kuptonin, vetëm në disa hapësira pa drunj shihnin herë yje e herë një hënë të plotë, e cila sikur donte të ishte dëshmitare e të gjitha përjetimeve të tyre gjatë atij ҫiftimi marramendës. Kaluan dikur një luginë, mandej do livadhe të brishta, hynë do lëndinave plot ferra e as e morën vesh që u gjakosën keq. Po i kundronte hëna majë. një kodrine të thepsiur, kur ajo përjetoi një orgazmë plot dridhje e ulërima, shoqëruar me ndalje fryme e gulshime të gjata dhe mu kur po qetësohej, ai nisi të dridhej si i përhënur dhe ajo ndjeu se si po mbushej plot e më plot nga lëngu i tij. Ishin të lodhur e sikur rënduan më shumë mbi kalin, që hovi përpjetë e u lëshua teposhtë si vetëtimë.