Muharrem Blakaj |
E prisja karvanin të Kroi i Zanave. Kishte kohë që kisha zënë vend në atë lëndinë të bukur. Herë pas here freskohesha me ujin e ftohët akull të kroit, që ishte në anën perëndimore të lëndinës. Pastaj largohesha buzë greminës duke kundruar rrugën gjarpërore. Asgjë nuk dalloja. I merakosur kthehesha prapë të kroi.
Kisha dëgjuar nga pleqtë se për t’ju bashkangjitur karvanit nuk ishte punë e lehtë. Duhej të ishe i kalitur. Rrugën e karvanit nuk e dikton moti. Nuk e ndalon as dimri e acari, as vapa e thatësira, as shiu e furtuna. Nuk e ndalojnë dot as hajdutët e cubat. Karvani ecë. Vazhdon!
Dita ishte thye. Rrezet e diellit, pjerrtas binin mbi lëndinë. Kroin e kishte marrë hija. Kurse unë, kisha një brengë në shpirt... dyshim e frikë nga hienat, që silleshin rrotull karvanit.
Pasi u ngrys, mu kujtua se gjatë gjithë ditës nuk kisha ngrënë. Mora strajcën e ushqimeve që ma kishte përgatitur nëna para se të nisesha. Ajo, nuk kishte fjetur gjithë natën. Me bëhet sikur po e shoh duke i thyer gishtat, derisa sillej rreth magjes bosh dhe duke thënë me gjysmë zëri: S’ka mbet një fije miell, o bir. Me vjen turp! Si do ti bashkohesh karvanit e të mos kesh një drekë ta hash bashkë me shokët... ah, e mjera unë, e mjera!
I shtrirë mbi kurriz vështroja qiellin. Yjet, si një prushanë e madhe xixëllonin të heshtur në kupë të qiellit. Tutje mbi buzët e maleve të thata, kishte nxjerrë faqen e artë hëna lozonjare. Rrezet e saj të zbehta, si flokë ari, derdheshin mbi lëndinë. Diku thellë, i strukur në zgavrën e tij, dëgjohej hukama e hutinit. Nga kodrinat përreth dëgjoheshin të lehura qenesh. Kurse lartë nga gryka e Lugut të Madh, vinte ulërima e ujqërve. Ulërimë ujqish në verë?! Ishte e mundur, apo me bëjnë veshët? Ulërima përsëritej, por dukej se ishte e shurdhët, e largët, e humbur, disi e pa frikshme. Pa mbaruar jehona, dëgjova një, si Bajlozi, që vinte i dallgëzuar, valë-valë, duke mbushur me hare lëndinën e artë nën rrezet e hënës. Pastaj, sikur njehsohej me gurgullimën e kroit derisa tretej tatëpjete lëndinës së Shtojzovalleve. Është karvani, thashë. U ngrita në këmbë.
Kur mugëtira e mëngjesit u teh dhe yjet regëtonin në të gdhirë, e në kupën e qiellit shndriste paq ylli i karvanit, kënga u përsërit, por tani shumë afër:
Sa fort me mundon vetmia, o nënë,
E vatër braktisa një ditë,
Në vendlindje e di është vjeshtë, tani e vonë,
Të presin të korrat e brengat.
Ishte hera e parë që takohesha në një karvan të madh, të organizuar dhe të pasur. E pashë prijësin nga afër. Ishte i ri. Shtathedhur. Syshqiponjë. Ngriti dorën lartë. Karvani ndaloj. Buzagaz me the:
„E dija që me prisje... sigurisht keni pritur gjatë?“
„Po im zot... një shekull“. – u përgjigja qetë.
„E di. Janë karvanë shekujsh... Nisemi... me betimin mbi flamur e me besa besë... na pret kohë e turb ullt... “
„Si urdhëro im Zot. Me besa besë, betohem mbi flamur“!
Prijësin e karvanit e kisha menduar ndryshe, disi të madh, kryelartë, me shikimin e humbur tutje në horizont, me zë të trashë dhe fjalë të shkurtra urdhëruese, të veshur bukur, dhe kaluar! Kisha menduar se kur do t’i shfaqesha përpara, ai nuk do të fliste fare me mua. Do ti urdhëronte vartësit. Ata do të flisnin me mua. Çudi. Ai ishte i dashur, i qetë... kreshnik.
U nisëm. Rruga ishte leqe-leqe. Kalonte buzë shkrepave të thepisur e të mprehtë si dhëmbë kuçedre. Gjarpëronte mes malesh të dendura, ku as rrezet e diellit me vite, decenie e shekuj nuk kishin depërtuar. Kaptonte gryka malesh, buzë lumenjve të turbullt e të shurdhët, buzë shpellave të mëdha e të frikshme që ashtu, me gryka të hapura dukeshin si gojë përbindëshi. Nga thellësia e tyre e errët si nata, dukej se ishin përgatitur me kohë grackat, kurthet, tradhtitë, pabesitë dhe shëmtitë më të mëdha kundër karvanit tonë!
Prijësi nuk dukej më. Ishte larguar aq shumë sa vetëm zërin ia dëgjoja kur fliste, jepte ndonjë urdhër, apo kur ia merrte këngës në duet me të vëllanë.
„Shshshsh!… po këndon prijësi! – tha një burrë i çalë që po kalonte pranë meje. – hidhi hapat qetë e mos bëjë zhurmë! – me tha pastaj, – dua t’ia dëgjoj fjalët se ç’thotë. Kënga e tij është profetike. Kushtrim. Me kupton? Kushtrim“.
„Cilat janë profecitë e këngës së tij“? – pyeta kureshtar.
„Na pret kohë e keqe... do ketë vrasje, tradhti, pabesi...“
„Si? Kush do vritet? Kush do të tradhtoj?... ne, jemi patriot“!
„Armiku do të na vret kurse patriotët e farkuar do të na tradhtojnë...“
„Ku ka patriot të farkuar“? – e pyeta i hutuar.
„Në mesin tonë... janë të njësuar. Vështirë të dallohen“.
U drodha i tëri nga fjalët e të çalit. Ai fliste nga përvoja e tij e gjatë e të qenit pjesëtar i karvanit.
Kur isha fëmijë, kisha dëgjuar për sulme kundër karvanit. Ishte tradhtuar nga hafijet dhe sulmuar nga cubat, thoshin. Gjatë përleshjeve, karvani ishte shkapërderdhur. Kishte pasur të vrarë, të zënë rob, të dhunuar, të zhdukur, të tretur, të pa gjetur...
Re të zeza vinin nga veriu. Diku, të fshehur prapa shkrepave, dëgjohej e venitur uturima e ujqërve. Grykat e shpellave dukeshin të errëta. Uji i përrenjve i turbullt. Do të kthjellohet porsa të fillojë shtrëngata, tha befas i çali. Sa e çuditshme. Unë e dija se shtrëngata e turbullon ujin, kurse ky thotë se kthjellon!?…
Kurse, duhia po afrohej me erë të lehtë.
„Këso lloj erërash fryjnë vetëm para breshrit. – tha i çali, – Do të kemi furtunë dhe breshër… shshsh!… prapë këndon prijësi. Është këngë kushtrimi...
„Kuuuushtriiiim! – thirri dikush nga mesi i karvanit. Jehona e zërit u përplas faqeve të malit duke u shpërndarë si revansh në të tatëpjetën e grykave, pllajave, lëndinave, krojeve e shpellave... dukej sikur i kishte shqetësuar zanat e malit, diku thellë, në Lugjet e Verdha.
...dhe kënga e prijësit vazhdoj me bekimin e nënës dhe porositë e babait...
Kthehu shpejt m’ke pas thënë
Se brengat m’kan molisur
Të presin shokët dhe një varr nën bli
Porositë e babait tënd.
Janar 2001
Burri im më la mua dhe fëmijët e mi për më shumë se 6 muaj, të gjitha shpresat u humbën. Mendova se nuk do ta takoja më kurrë burrin tim sepse ai më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale që mund të përdorja për të arritur tek ai. Kjo më la të trishtuar dhe zemërthyer derisa takova Dr. Dawn. Tani, unë i shpjegova gjithçka dhe ajo më premtoi se gjithçka do të ishte mirë në 3 ditë, për habinë time, burri im thirri dhe filloi të lypte 3 ditë pas magjisë, tani burri im është kthyer në shtëpi dhe ai më trajton shumë mirë dhe ne jetoni të lumtur së bashku tani, kontaktoni atë për ndihmë:
AntwortenLöschen*nëse dëshironi për të dashurit tuaj.
*nëse doni të mbeteni shtatzënë.
*nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
*nëse doni një fuqi shpirtërore.
*nëse doni të ndaloni abortin.
Email: dawnacuna314@gmail.com {+2348032246310}
Sot është dita më e lumtur e jetës sime, kam provuar të gjitha mjetet e mundshme për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pasi u martova me burrin tim të dashur, por asgjë nuk funksionoi për mua derisa takova një mike timen shumë të mirë që më drejtoi te Dr dawn acuna. , i shkrova Dr. dawn acuna në Whatsapp dhe i shpjegova situatën time, ajo më dha botët e saj dhe më premtoi të më ndihmonte, bëra gjithçka që më kërkoi, shkova në spital 4 javë pas magjisë dhe doktori tha që jam shtatzënë, kjo solli gëzim në shtëpinë time, më në fund kam fëmijën tim të bukur, tani jam plotësisht një grua e martuar e lumtur, e gjitha falë Dr dawn acuna, kontaktoni atë për çdo lloj zgjidhjeje,
AntwortenLöschen* Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
* Nëse dëshironi të ndaloni abortin.
* Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
* Nëse dëshironi të keni një shtëpi të lumtur.
* Nëse dëshironi fat të mirë në çdo aspekt.
* Nëse keni probleme me vaginën/penisin.
Ajo do t'ju ndihmojë menjëherë.
Email: dawnacuna314@gmail.com
Whatsapp: +2348032246310
Përshëndetje miq jam këtu për të dëshmuar për mrekullinë që sapo më ndodhi më 14 janar 2022. Burri im më la mua dhe vajzën time për një grua tjetër, isha aq i frustruar sa bëra gjithçka që ishte e mundur për ta bërë atë të kthehej por jo dobi, u dekurajova disa herë, por nuk u dorëzova, derisa takova Dr Ediomo dhe gjithçka ndryshoi. Me ndihmën e mësueses, burri im është kthyer me mua dhe ne jemi të lumtur dhe jetojmë së bashku si një. Dua të të falënderoj mësues Ediomo dhe do të vazhdoj të dëshmoj fuqinë tënde. Kontakto me të në E-mail: drediomo77@gmail.com. Whatsapp: (+2348155926512) (+2349132180420). Mos hezitoni të kontaktoni me të, ai do t'ju ndihmojë të gjeni një zgjidhje për problemin tuaj
AntwortenLöschen