Samstag, 4. Mai 2013

Ismet Aliu: BRETKOSA DHE AKREPI


TREGIMI I BABAIT
PËR AKREPIN DHE BRETKOSEN

Kur kam qenë fëmijë, mbase duhet të kem qenë në klasën e dytë ose të tretë, babai ndjesë pastë, ma pati treguar një rrëfim, të cilin atëbotë nuk e pata kuptuar, përkundër asaj se megjithatë diçka si nëpër mjegull, brenda meje, mundohej ta kapte domethënien...
Siç ju thashë më lartë, isha fëmijë, kur babai më mori në arë. Në arën që ishte e rrethuar me gardh të gjelbër dhe rretherreth arës kishte manaferra. Në gjethet e gjelbra si vathë vareshin manaferrat e shijshme. Ara ndodhej në fund të katundit, pikërisht në fundin e lagjes ku ishin serbët, që atëbotë u thoshim shkie.
Tek po ktheheshim në shtëpi, pasi qemë ngopur manaferra, ndersa babai qeshte me fytyrën time të lyer, kur po kalonim pikërisht rreth shtëpive të serbëve që atëbotë u thoshim shkie, babai, ndjesë pastë, ma pati treguar tregimin: BRETKOSA DHE AKREPI
Nuk e di pse fshau para se të fillonte rrëfimin. E pati nisur si përrallë:
“Na ishte njëherë një Akrep dhe një bretkosë... Akrepi e kishte thyer këmbën. Nuk notonte dot dhe veçsa nuk po fundosej. E pa Bretkosen tek kaloi pranë dhe Akrepi i kërkoi ndihmë. I tha: “A mund të më ndihmosh të dal në breg? E kam thyer këmbën dhe po fundosem!” Bretksa pasi u mundua ca, i tha: E, kush më garanton mua se ti nuk do të më thumbosh me thumbin tend plot helm. Zoti Akrep, pra kush më garanton se nuk do t’më mbytësh?!
Paj, të garantoj unë Bretkosë, sepse nëse të thumboj do të fundosem bashkë me ty, e pastaj kush do më nxjerr mua në breg
Bretkosa u pajtua me propozimin e Akrepit, dhe lejoi që t’i hipte mbi shpinë. Para se të arrinte në breg Akrepi e thumboi Bretkosën. Bretkosa u habit. “Pse më thumbove – pyeti, pastaj shtoi: ti tash do të fundosesh bashkë me mua!”
“S’ ka gjë, ky është zanati i fisit tim” , tha Akrepi dhe u fundos bashkë me Bretkosen.
Shumë vjet më vonë e kuptova tregimin për akrepin dhe Bretkosen, dhe e kuptova pse babai pati fsha kur përfundoi rrëfimin, tek ia pati ngulur sytë shtëpisë së madhe të serbit që atë botë i thoshim shka     

1 Kommentar:

  1. Përshëndetje miq jam këtu për të dëshmuar për mrekullinë që sapo më ndodhi më 14 janar 2022. Burri im më la mua dhe vajzën time për një grua tjetër, isha aq i frustruar sa bëra gjithçka që ishte e mundur për ta bërë atë të kthehej por jo dobi, u dekurajova disa herë, por nuk u dorëzova, derisa takova Dr Ediomo dhe gjithçka ndryshoi. Me ndihmën e mësueses, burri im është kthyer me mua dhe ne jemi të lumtur dhe jetojmë së bashku si një. Dua të të falënderoj mësues Ediomo dhe do të vazhdoj të dëshmoj fuqinë tënde. Kontakto me të në E-mail: drediomo77@gmail.com. Whatsapp: (+2348155926512) (+2349132180420). Mos hezitoni të kontaktoni me të, ai do t'ju ndihmojë të gjeni një zgjidhje për problemin tuaj

    AntwortenLöschen