Mittwoch, 18. September 2013

Rezart Palluqi: Kur bie shi, unë verbohem!

Kur bie shi unë verbohem. Sytë e mi arratisen nga zvagrat, irisët e tyre magjikë thithin papushim pikat e shiut, që biejnë në tokë, herë me vrull dhe herë me ngadalë.
-Auuuuuuuu, m’u verbua burri, au, ndihmë?- ulëriu gruaja herën e parë kur më pa, të ulur në divan, ashtu si një trung peme, me zgavrat e syve të boshatisura.
-Mos u panikos. Do kthehen, do kthehen sytë, o shpirt, sytë e mi kaf, sytë e mi të cilët u poqën si gështenja në prushin e zemrës tënde, do kthehen shumë shpejt. Me të mbaruar shiu, ato do vijnë të lagur deri në palcë prej lotëve të qiellit.
Ajo nuk besoi as edhe një fjalë që i thashë, por kërkoi numrin e urgjencës e alarmuar.
Zemër, zemër, jam këtu, mendtë i kam në vend. Prit, sa të pushojë shiu. Sytë do kthehen. Përfytyro mamanë tënde, dikur, që shkonte në krua me dy shtamba prej balte ndër sqetulla, i mbushte ato e kthehej mbas një gjysmë ore në shtëpi. Po kështu edhe sytë e mi! Ata kanë shkuar të furnizohen me lotët e qiellit, të pajisura me esenca shumëngjyrëshe. Por jo vetëm kaq. Retë kur ulen, nuk e mbushin barkun vetëm me ujin e deteve dhe liqeneve, por edhe lotët e patharë të syve të pabuzëqeshur, njerëzve të vrarë barbarisht në luftë, sytë e të cilëve humbitën dhjetëra pranvera të lulëzuara. E kupton, shpirt? Unë jam shkrimtar, dhe më duket humane, që lotët e fëmijve fytyrëpaqeshur, baballarëve dhe nënave të vrarë nga pushtetmbajtësit e ligë, t’i sjell në letërsi. Dhe kjo s’bëhet pa lotët e tyre të harruar, diku, në një luginë të errët. Duhet shpëtuar loti i tyre! Po, po, duhet tretur midis trupeve të vegjël të gërmave letrare, përndryshe ato lotë do i joshin retë e shkaktojnë dhjetë herë më shumë shi nën tokë, dhe ai, shiu i kuq, do të na njollosë teshat e lara, thyejë petalet trëndafilëve.

Ajo u qetësua pak, por jo plotësisht.
Gjuhën tënde poetike s’e marr vesh. Të puthurat po!
Kërkoi menjëherë në Google, fjalën sy, dhe zbuloi aty sëmundjen Daltonizëm.
-Ti vuan nga Daltonizmi- tha ajo e pikëlluar.
Më shpjegoi se kjo lloj sëmundje karakterizohej nga humbja e ngjyrave në irisët e syve. Ngjyrat nuk depërtonin siç duhej në retinat dhe muskujt e syve.
Daullet e veshit më thanë se bubullimat pushuan. Edhe frushullima ose çukçuket romantike të pikave të shiut në çatinë e llamarintë të bodrumit, nuk u dëgjuan më. Sytë e mi këtë herë fluturuan mbi fytyrat e mykura të viktimave të luftës siriane. Mbasi u zhytën në pjatat e syve të tyre të lotuar, i pinë lotët me etje. Në vazhdim, u thithën prej reve gjigande, u përzien si kokrrat e ullirit në qypin me ujë të kriposur qiellor dhe ranë me shpejtësi të fortë në pellgun e vogël të kopshtit tim. Gruaja, me t’i parë sytë e mi të përplasen në barkun e pellgut si kokrra kumbulle të tejpjekura, përplasja e të cilave krijoi dy vrima të përkohëshme në gjirin ujor të pellgut, rivuri ulërimat.
-Shpirt, shpirt, u kthyen sytë. O zot, o zot, ejani këtu o sy të dashur, që ju kam ëndërruar dhe buzëqeshur me mijëra herë- u lut ajo me zë përgjërues.
Sytë sipas gruas time,-sepse unë s’shihja gjë prej gjëje-, lundruan për ca sekonda të hutuar në pellgun e ujit. Me ta marrë veten dhe fituar orientimin e plotë horizontal, u futën më në fund me shpejtësi në zgavrat e syve të mi.
Gruaja deshi t’i puthte ato menjëherë, t’i falenderonte që e gjetën rrugën dhe më kthyen dritën e shikimit, por buzët i frenoi në sekondat e fundit, jo më shumë se dy centimetra para tyre.
-Nuk po m’i puth?
-Oh, dua t’i puth, po o poeti im leshko, dua të t’i puth gjithë natën, por kur mendoj se ato kanë pirë lotët e syve të vdekur, lotët e hidhur të
fytyrave të qara të grave dhe burrave sirianë, se si më duket? Kam merak, por edhe frikë. Ëëëëëë, sytë e vdekur me lotë të patharë. Uaaaa, sa i frikshëm që po bëhesh o shpirt?

Ndërsa gruaja ime me shpirt praktik dhe racional, i ktheu buzët mbrapsh,e nuk m’i puthi sytë, këta të fundit shpërthyen në lot. Qava, deri sa u ngopa. Prej tyre u arratisën 4560 lotë, po aq sa gërmat që ka ky tregim.
Sapo lotët u derdhën në fushën e bekuar të letërsisë, buzëqesha fort dhe shfrenueshëm. Gruaja ime opurtuniste, e pa dhe ma puthi të tërë fytyrën e këndellur.
-Mbaje fytyrën drejt diellit- sepse atëherë do të thahen të gjithë lotët e frikshëm që ndodhën në bebet e syve tuaj- më këshilloi ajo.
-Mos u bëj merak, zemër, sepse të gjjithë lotët, që të 4560-ët, aq sa gërmat e këtij shkrimi, u derdhën në letër.
Tani m’i puth sytë, sepse aty gjen lotët e mi, kripën e të cilëve e njeh, dhe të shijon në gjuhën tënde prej thëllëze, si shëllira më e mjaltë e botës.
-Më në fund ajo m’i puthi sytë, butë dhe shumë gjatë.
Dhe mos u tremb herën tjetër? E di ti…? Me të rënë prap shi, sytë e mi do të shtegtojnë larg, nën një qiell tjetër, poshtë të cilit presin me miliona sy të mbytur në lot të tradhtuar. Ato duhen shpëtuar, thithur e derdhur në çisternën e letërsisë: “oqeani paqësor i miliona syve të tradhtuar”.

Ajo filloi të qajë me oi dhe zë. Duhet të largohemi nga Holanda. O zot, o zot, këtu bie shi orë e minutë dhe ti do jeshë më shumë i verbër se sa me sy.
- Ose do ikim nga Holanda, ose unë të ndava- më kërcënoi ajo me fytyrë të përlotur që u tretën në fytyrën e saj lëkurëtrashë dhe morën formën e një bisku të ngushtë lajthie…
-Këndej e tutje do mbaj syze të zeza- e ngushëllova unë.
-Ajo m’u përgjigj: qaj vetëm për fatkeqësitë e familjes tonë dhe jo hallet e botës- dhe doli jashtë për të shëtitur e vetme duke e mbyllur portën e shtëpisë egër…


Holandë, shtator, 2013

3 Kommentare:

  1. Burri im më la mua dhe fëmijët e mi për më shumë se 6 muaj, të gjitha shpresat u humbën. Mendova se nuk do ta takoja më kurrë burrin tim sepse ai më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale që mund të përdorja për të arritur tek ai. Kjo më la të trishtuar dhe zemërthyer derisa takova Dr. Dawn. Tani, unë i shpjegova gjithçka dhe ajo më premtoi se gjithçka do të ishte mirë në 3 ditë, për habinë time, burri im thirri dhe filloi të lypte 3 ditë pas magjisë, tani burri im është kthyer në shtëpi dhe ai më trajton shumë mirë dhe ne jetoni të lumtur së bashku tani, kontaktoni atë për ndihmë:
    *nëse dëshironi për të dashurit tuaj.
    *nëse doni të mbeteni shtatzënë.
    *nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
    *nëse doni një fuqi shpirtërore.
    *nëse doni të ndaloni abortin.
    Email: dawnacuna314@gmail.com {+2348032246310}

    AntwortenLöschen
  2. Sot është dita më e lumtur e jetës sime, kam provuar të gjitha mjetet e mundshme për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pasi u martova me burrin tim të dashur, por asgjë nuk funksionoi për mua derisa takova një mike timen shumë të mirë që më drejtoi te Dr dawn acuna. , i shkrova Dr. dawn acuna në Whatsapp dhe i shpjegova situatën time, ajo më dha botët e saj dhe më premtoi të më ndihmonte, bëra gjithçka që më kërkoi, shkova në spital 4 javë pas magjisë dhe doktori tha që jam shtatzënë, kjo solli gëzim në shtëpinë time, më në fund kam fëmijën tim të bukur, tani jam plotësisht një grua e martuar e lumtur, e gjitha falë Dr dawn acuna, kontaktoni atë për çdo lloj zgjidhjeje,
    * Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    * Nëse dëshironi të ndaloni abortin.
    * Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    * Nëse dëshironi të keni një shtëpi të lumtur.
    * Nëse dëshironi fat të mirë në çdo aspekt.
    * Nëse keni probleme me vaginën/penisin.
    Ajo do t'ju ndihmojë menjëherë.
    Email: dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp: +2348032246310

    AntwortenLöschen
  3. Përshëndetje miq jam këtu për të dëshmuar për mrekullinë që sapo më ndodhi më 14 janar 2022. Burri im më la mua dhe vajzën time për një grua tjetër, isha aq i frustruar sa bëra gjithçka që ishte e mundur për ta bërë atë të kthehej por jo dobi, u dekurajova disa herë, por nuk u dorëzova, derisa takova Dr Ediomo dhe gjithçka ndryshoi. Me ndihmën e mësueses, burri im është kthyer me mua dhe ne jemi të lumtur dhe jetojmë së bashku si një. Dua të të falënderoj mësues Ediomo dhe do të vazhdoj të dëshmoj fuqinë tënde. Kontakto me të në E-mail: drediomo77@gmail.com. Whatsapp: (+2348155926512) (+2349132180420). Mos hezitoni të kontaktoni me të, ai do t'ju ndihmojë të gjeni një zgjidhje për problemin tuaj

    AntwortenLöschen