Alketa Maksuti Beqari |
Gruaja pa Atdhe
Puna ime si përkthyes më mundëson të takoj shumë njerëz nga vendi im. Rrallë mund të memorizoj fytyrat apo emrat,
sepse janë shumë, shumë. Historitë e tyre, e kam vështirë t'i harroj.
Në zyrat e shtetit, përfaqësuesit ligjor më lajmëruan në telefon se ju
duhej ndihma ime. Ora shënonte katër mbasdite. Dielli ishte i nxehtë edhe pse ishte
pranverë.
Hyra te porta dhe më pas për t'u ngjitur lartë kalova në procedurat e
rutinës, por të detyrueshme. Përshëndetja. Letërnjoftimi. Arsyeja. Kalimi nën
sensorët për kontroll armësh. Falenderimi.
Njëzet vite që kryej punën e përkthyesit.
U ngjita tek dhoma 204. Dera ishte e hapur. U përshëndeta me punonjësit. Afër tryezës, e ulur në karrige, qëndronte një grua me flokë gjysëm të
lagura e mbuluar me batanije.
Në gjuhën e shtetit ku punoj, pyeta me zërin e dridhur se çfarë ka
ndodhur.
Në këtë kohë hyn oficerja e mbrojtjes së të drejtave të njeriut me
filxhan çaji në dorë.
Ia vendosi zonjës në duar duke i buzëqeshur. Nga gjendja e rënduar psikologjike zonjës i
dridheshin duart sa nuk mundej ta afronte filxhanin në buzë.
- Rast i vështirë - më tha komisari.
- Edhe për ju, ju kuptoj- vazhdoj më tej.
Tentoj të
mbytej.
Gruaja kishte
humbur shikimin në filxhani i çajit.
- Jeni në gjendje të fillojmë pyetjet? - i fola me dhembshuri shpirti.
- Po - u përgjigj me buzën që i dridhej akoma.
Më pas humbi
shikimin tek filxhani i çajit dhe foli:
- Jam pa atdhe. Më lini të vdes!
- Unë dhe stafi këtu i zyrës duam të të ndihmojmë. Duam të dimë historinë
tënde.
- Jam pa atdhe, më lini të vdes!
Profesioni më
ka mësuar të ruaj emocionet, por asnjëherë nuk ka ndodhur.
Komisari më
shikoj në sy. Heshti.
Më pas më tha:
- Pyeteni zonjën nëse dëshiron të vazhdojmë pyetjet, është në gjendje ta
përballojë qëndrimin e saj.
Përktheva.
- Po - foli gruaja me buzët ende të nxira nga dridhjet.
- Jam pa atdhe - shtoj më pas - jam pa atdhe! Sytë iu mbushën me lotë.
Përktheva.
I kërkova komisarit jashtë çdo rregulli
ligjor të më lejonin pak kohë të qëndroja vetëm me zonjën.
Pa hezitim, me dhembshuri në sytë e tij
doli nga zyra bashkë me kolegët e pranishëm si janë ligjet në rastet e marrjes
në pyetje.
U
ula tek karrigia pranë saj.
- Pse e bëre? Jeta është e bukur! Fol,
të lutem, unë jam këtu të të ndihmoj. Jemi
nga i njëjti vend, e njëjta gjuhë. Jam shoku, vëllau yt si të duash më quaj.
Sytë e saj ishin ngulur tek të mijtë sy.
- Jam pa atdhe! Më lini të vdes!
Dridhej
dhe vetëm dridhej.
E
kuptova që këtë ditë ishte e pamundur marrja në pyetje. Iu drejtova derës, menjëherë
sapo u ngrita nga karrigia. Tek dhoma përballë ishte komisari dhe kolegët e
tjerë.
- Gjendja e saj është tejet e rënduar.
Është e pamundur të flasë, shikimi i saj ka humbur në tjetër hapësirë. - U
shpjegova.
Komisari
i kërkoj oficeres të njoftonte doktorin dhe të ndiqej procedura e shtrimit në
spital. Nga ky moment unë do të isha i përditshmi vizitor i saj në orë të
pacaktuara dhe ndoshta pa ndërprerje.
Së
bashku me komisarin hymë tek dhoma 204. Gruaja mbante filxhanin në dorë edhe
pse çajin e kishte mbaruar.
- Kush e shpëtoj - pyeta duke qëndruar
pranë zonjës dhe i hoqa filxhanin.
I mora duart e
saj tek të miat.
- Tani do vij doktori, do të shtrojmë në spital. Më ke mua, nuk të lë vet
- i thashë duke gëlltitur lotët.
- Jam pa atdhe! - foli më zë të mekur.
U dëgjua nga jashtë sirena e ambulancës. Pas
disa minutash doktori dhe ndihmësit e tij hynë në dhomë. Ishin si gjithmonë
punonjësit e kryqit të kuq. E vendosën zonjën në karrige me rrota dhe dolëm.
Komisari dhe njëri nga kolegët së bashku
me oficeren ishin pas nesh. Hyra në ambulanca me lejën e komisarit. Iu ula
pranë zonjës dhe duart e saj i mbajta në të miat duar.
- Jam pa atdhe, më lini të vdes! - tha zëri i saj pothuaj i shuar.
Në krah
infermieri i vendosi serumin bashkë me qetësuesin.
Zonja ra në gjumë. Duart e saj ishin tek duart
e mija.
- Të paktën tani është më e qetë.
Ndoshta nesër do të jetë më mirë - tha doktori duke parë trishtimin në fytyrën
time.
- Ju faleminderit doktor - i thashë.
Arritëm në spital. E sistemuam zonjën në
një dhomë për një pacient. Komisari, kolegu dhe oficerja u larguan. Unë u ula
pranë krevatit të saj. Dorën ia mora tek dora ime. Sytë e saj
u zgjuan. Më pa.
- Më lini të vdes, jam pa atdhe!- më
kërkoj duke i rrjedhur lotë nga sytë.
Si të quajnë? - e pyeta dhembshurisht.
- Jam pa atdhe!
Besoj
në Zot. Iu luta, iu luta që të më bënte të fortë dhe të ishte me zonjën si deri
tani.
I përkëdhela kokën.
I thashë: - Jam atdheu, ktheu nga errësira të lutem, do jem atdheu yt!
Doktori
erdhi ditën tjetër së bashku me kartelën e saj.
- Gjendja është e rënduar. Ka humbur
kujtesën. Duhet vetëm t'i flasësh, t'i tregosh për vendin tuaj.
- Kështu mund të rikthehet. Më vjen keq.
E re. - foli ai me zërin që shprehte keqardhje.
- Do ia dal, doktor, do ta rikthej.
Kaluan tre muaj. Isha i përhershmi në
dhomën e saj. I flisja dhe vetëm i flisja për vendin tonë. Gjithë lumenjtë,
detet, fushat, malet, qytetet e fshatrat ia përshkrova. Asnjë shenjë. Prapë
theva rregullin. I kërkova komisarit ta merrja në shtëpi. Atmosfera e shtëpisë
do ta ndihmonte.
Kështu ndodhi. Por sa herë ajo kthehej
me kujtesën, përsëriste fjalën:
- Jam pa atdhe!
Doli vera dhe
vjeshta arriti me ngjyrat e saj. Ishim tek baçja e shtëpisë. Gjethet
kishin mbuluar barin. Ajo u ngrit nga poltroni. Hodhi shallin supeve dhe eci.
- Çfarë dite është sot- më pyeti.
- E dielë, shtator.
- Shtator? - pyeti e habitur.
- Jam në parajsë? Dhe juve iu caktoj
Zoti të më gjykoni? Apo kam hyrë tek dera e më pret ferri? - tha.
- Jeni në shtëpinë time. Do kemi kohë të flasim. Nëse dëshiron, shëtisim.
- iu shpjegova dhe luta.
Shëtitëm
gjysëm ore. U kthyem në shtëpi. Hymë brenda. Ajo u shtri në divan. Pas
dhjetë minutash e zuri gjumi. I telefonova komisarit dhe doktorit. Në mbrëmje
ishin aty. Doktori e vizitoj. Kujtesa po kthehej.
Pas
një muaji të dy shkuam tek zyra e komisarit. Gruaja ishte përmirësuar dhe në
prani të doktorit nisi marrja në pyetje. Sipas procedurave të marrjes së të
dhënave personale dhe arsyes pse ndodhej në këtë shtet, komisari e pyeti pse
vendosi të mbytej.
- Për të mos e lënduar më shumë veten,
është dhimbje e pa llogaritur të jesh pa atdhe. - Tha zonja.
Përktheva
unë. Marrja në pyetje zgjati dy orë. Në firmosje të deklaratës së saj, komisari
u shpreh:
- Për shkak të rrethanave tuaja të shkruara
gjatë kohës kur iu ishit në trajtim, shteti ynë vendosi të japë lejëqëndrimin
këtu. Më pas ndiqen
procedurat për të cilat do iu ndihmojmë ne. Uroj që jeta juaj të normalizohet
dhe dua të shoh buzëqeshje në fytyrën tuaj.
Përktheva. Zonja u ngrit dhe i dha dorën.
E falenderoj. Pasi u përshëndetëm me të gjithë, dolëm nga dhoma 204.
Përshëndetje miq jam këtu për të dëshmuar për mrekullinë që sapo më ndodhi më 14 janar 2022. Burri im më la mua dhe vajzën time për një grua tjetër, isha aq i frustruar sa bëra gjithçka që ishte e mundur për ta bërë atë të kthehej por jo dobi, u dekurajova disa herë, por nuk u dorëzova, derisa takova Dr Ediomo dhe gjithçka ndryshoi. Me ndihmën e mësueses, burri im është kthyer me mua dhe ne jemi të lumtur dhe jetojmë së bashku si një. Dua të të falënderoj mësues Ediomo dhe do të vazhdoj të dëshmoj fuqinë tënde. Kontakto me të në E-mail: drediomo77@gmail.com. Whatsapp: (+2348155926512) (+2349132180420). Mos hezitoni të kontaktoni me të, ai do t'ju ndihmojë të gjeni një zgjidhje për problemin tuaj
AntwortenLöschen