Donnerstag, 17. Januar 2019

Rast që nuk përsëritet

Bajram Sefaj
Prozë urbane nga Bajram Sefaj

          Në ndonjë faqe pa numër, ose rastësisht në faqen njëqind pa një, të romanit (të shkëlqyer) më të ri, “Sérotonine”, kur (krye)personazhi me emrin Florent-Cloude Labrouste, autori vetë (Michel Houellebecq), rrëfen mbi një ndarje, sa të dhimbshme aq edhe dramatike, nga e dashura e tij Kate, pikërisht në stacionin e trenit Frankfurter Hauptbahnhof të Frankfurtit, ma irriton, ma shprush e pezmaton, jashtë mase, plagën e kujtimit (“thera e kujtimit” e jo “Lulja e kujtimit”, të romanit të Foqion Postolit!), kujtimin e një rasti të humbur, që nuk përsërite kurrë më. Ani, pranoj se, edhe ndarja e sivëllait tim me të dashurën e tij, në Frankfurter, a diku tjetër, kudo qoftë, si çdo ndarje, mund të ketë qenë e dhimbshme dhe nostalgjike. Çasti kur Kate merr rrugën andej nga çon në Kopenhagë, ndërkaq që, Labrouste, (alias Houellebecq), vazhdoi për në Paris, mund të ketë qenë sa të duash i dhimbshëm, por në asnjë mënyrë, nuk mund të krahasohet me dhimbjen time, që ishte ndarje akoma pa u takuar as fërkuar fare. Mbi këtë “ndarje” që nuk ishte ndarje, ishte një ofertë e nxehtë, thirrje për bashkim e grumbullim gjymtyrësh, do të bëj përpjekje, që sa më me pak fjalë e të kursyera, të rrëfej, në vijim. Para se të nis rrëfimin, sikur është i pakapërcyeshëm, madje i domosdoshëm, një sqarimi, në shikim të parë i vogël, por, në rastin tim, i madh sa bëhet më!
          Derisa sivëllain tim, vuajtes (si puna ime), atë parisianin atje, në atë Parisin atje, e priste një braziliane ashiqare ezmere, ndoshta edhe më e bukur se që ishte danezja Kate, me lëkurë përzhitur e me gjak më të vluar se ajo, pa fije dyshimi, mua ndërkaq, kush me priste atje, në atë Paris të huaj, ti me thuaj tashti!
          S’me priste askush. Pellg mjerimi dhe Vetmi e sertë!
         Ja, kush e çka, me priste!

*

          Pa humbur kohë, as nerva, me pezëm të thellë, si të me kishte ndodhur sot pasdite, provoj të (ri)konstruktoj, të riprodhoj dhe të rrëfej, sa më besnikërisht e mundur, këtë humbje të madhe, të parikuperueshme, rrëfimin mbi këtë plagë të pashërueshme që kullon sot e gjithë ditën, për tërë jetën time në fillim të Dimri e të Perëndimi.
          Realja e këtij kallëzimi të vonuar, si të konservuar dhe e mbyllur nën nëntë dryna, është e garantuar. Si vërtetësia e hirit. Fjala-fjalë, e sanksionuar dhe e gatuar, e pjekur, si nën saçin e kanunit të maleve tona!


*

          Një damë fort e bukur, zonjë e moshës së pjekur e të djegur, me sy e trup plotë etje për seks, kishte marrë rrugë të gjatë Prishtinë-Paris, për të vizituar të bijën që ndiqte studimet gjegjëse në këtë metropol.
          Rastësisht dhe pahiri, ndodhëm në atë mes. Midis amë e bijës!
         Vakia çka nuk bën!
         Që në kontaktin e parë, ajo ma bën me dije, pothuaj se pa ngurrua fare nga prezenca e se bijës që, (edhe e bija, tashme kishte të njëjtën etje, si e ëma, (dardha pikë nën dardhë, siç ia thonë fjalës), se sonte midis nesh do të ngjanë “termet” seksi të tmerrshëm. Etjen dhe shkrumbin e lexonte në sytë mi. Në trishtimin tim të djegur. Për gjithçka e më shumti për grimë seks. Më shumë se për bukë, kripë e ujë bashkë...
          - Sonte udhëtoj për Londër! - i thashë duke justifikuar se buletën e udhëtimit e kam në xhep...!
Fytyra e saj e bëshme, përnjëherë u mërdhez. Si ta kaplonte një prush i gacave të qarrit. Sakaq nuri i ndërroi. I mori ngjyrë të zbehtë urrejtje!
          Sikur, bloi një pëshpëritje të hidhur pelin: ta përshurrsha biletën që ke në xhep, ta përshurrsha Londrën, atje ku është, t’i përshurrsha mendtë e kresë...
          Këto fjale mallkimi i përbiroheshin përmes gjinjsh të bardhë e të gufuar dhe frymëmarrjes se shpejtuar. Shikimi i verdhem dhe buzët e saj të mbledhura e të shtrënguara, sigurisht se shqiptuan e bluan edhe fjalë të tjera që mund të merren më mend.


          Fisnikja kishte ardhur nga Prishtina në Paris, për të vizituar të bijën, (një rrugë dy punë!), si pretekst, më shumë për të bërë seks të shfrenuar e pa tabu, me këndo në Parisin e njohur për rrëfime e përralla e “imtësi” të tilla. Për konsumim të shfrenuar seksi dhe njëqind e njëmijë mënyra të shfaqjes se tij. Fati me kishte zgjedhë mua, pikërisht mua fatmjerin fatmjerë, që për djegien e një blete udhëtimi hesapi, deri në Londër, sakrifikoja e viktimizoja një rast aq të mirë, aq të rrallë, të shtrenjtë që, nuk do të riprodhohet e kurrë më...
          Në vend së të grisja arë copë letër (biletë) të mallkuar, ta bëja copë e grimë, par syve të saj të shkruar e të kallur, të fillojë të numëroj minutat, pjesët më të imta të kohës, kur të gjendem vetëm me të, në dhomën time të beqarisë se vonuar dimërore, në chambre de bon, në rrugën Ren, të Parisit VII-të, duke pandehur se mund të bie edhe ndonjë gojore. E lakmonte aq shumë këtë, s’e kish provuar asnjëherë në jetë. As me burrin, as me njeri tjetër, në provincën provinciale, ku jetonte! Synonte ta provonte edhe këtë, nga se kishte dëgjuar përralla e kallëzime fantastike, kishte ndjekur filma erotikë...
          Në Paris është lejueshme të besh çka të duash. Edhe atë që nuk ta merr mendja!
Është e pakuptimtë të imagjinosh se, ato që i kishte paraparë, të mos i kishte realizuar, ndërkohë. Mund të imagjinohet se ç’është në gjendje të bëj një grua e prekur në sedër. Kur gatishmëria e saj për gjithçka, shitët për një biletë udhëtimi Paris-Londër, në ketë rast!


*

          Ta rrëfeva këtë episod, Graziella ime dashur, sepse ti je moderne. Bashkëkohëse je. E kupton mirë filozofinë e jetës dhe plagët e pashërueshme që i sjell ajo në rrjedhë....
          Nuk e di pse e si, por jo vetëm se isha edhe fizikisht në Londër për festat e fundit të vitit (gjithnjë i shoqëruar nga hija e pranisë sate!) por, përgjithësisht, sa herë përmendet emri i Londrës, me rrok siklet dhe ethe të verdha, kur me kujtohet ky rast i humbur që nuk përsëritet kurrë më! 

(diku në Francë, në ndërrim motesh 2018/2019

1 Kommentar:

  1. Sot është dita më e lumtur e jetës sime, kam provuar të gjitha mjetet e mundshme për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pasi u martova me burrin tim të dashur, por asgjë nuk funksionoi për mua derisa takova një mike timen shumë të mirë që më drejtoi te Dr dawn acuna. , i shkrova Dr. dawn acuna në Whatsapp dhe i shpjegova situatën time, ajo më dha botët e saj dhe më premtoi të më ndihmonte, bëra gjithçka që më kërkoi, shkova në spital 4 javë pas magjisë dhe doktori tha që jam shtatzënë, kjo solli gëzim në shtëpinë time, më në fund kam fëmijën tim të bukur, tani jam plotësisht një grua e martuar e lumtur, e gjitha falë Dr dawn acuna, kontaktoni atë për çdo lloj zgjidhjeje,
    * Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    * Nëse dëshironi të ndaloni abortin.
    * Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    * Nëse dëshironi të keni një shtëpi të lumtur.
    * Nëse dëshironi fat të mirë në çdo aspekt.
    * Nëse keni probleme me vaginën/penisin.
    Ajo do t'ju ndihmojë menjëherë.
    Email: dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp: +2348032246310

    AntwortenLöschen