Freitag, 29. November 2019

Gani Mehmetaj: PARTIZANIA VIDNA

Tregim nga Gani MEHMETAJ
  
      Sa herë më dilte para shqyeja sytë. E gjatë, e thatë, me fytyrë të acaruar, me duar eshtake e gishta kanxha të frikshme, më gozhdonte figura e saj. Edhe kur nuk me hakërrohej s'më bënin këmbët të ecja tutje. Kalamajtë thoshin për te se të rrëmben e të tretë prapa bjeshkëve. Gjyshja ishte e sigurt se është fantazmë që e nxori varri jashtë. Babai kërcëllonte dhëmbët dhe na e përsëriste: nuk e dini kush është kjo shtrigë, dheu mos e tretë. Nëna na këshillonte të ruheshim prej saj si prej dreqit. Ajo jetonte e vetme në një shtëpi në periferi të qytetit. Askush nuk guxonte t'i afrohej oborrit të saj, askush nuk ia kishte parë dhomat. Pëshpëritej se është e armatosur deri në dhëmbë si në kohë lufte. Ndonjëherë shkrepte breshëri plumbash kot me kot në pikë të natës.   
      Gruan e frikshme, Vidna gjithnjë e lidhja me fundin e djaloshit, emrin e të cilit kurrë nuk e mësova, por rrëfimin për te e kujtoja çdo natë. Babai na e tregoi një natë dimri të acartë si atëherë kur hynë partizanët. Historia për këtë grua që na e fuste frikën në palcë, shpesh me linte pa gjumë, jo rrallë zgjohesha i larë në djersë, me pamjet e gishtit tregues në këmbëzën e mitralozit që villte zjarr. 
      - Atë mëngjes dimri që ta ngrinte gjakun ndër deje, hynë me zhurmë e britma partizanët në Katundin e Ri, i mbështeten burrat ndanë gardhit, me ta e rreshtuan edhe çunin trembëdhjetëvjeçarë, - tregonte babai, ndërsa më bëhej se fushëpamjen time e mbulonte figura e çunit të lemerisur në rreshtin e burrave të katundit, në këmishë e të linjta të bardha, përballë togës së pushkatimit. Rrëfimi vazhdonte: 
      - Hiqeni atë kalama, - tha dikush, para se të shkrepte mitralozi.
      - Lëreni mirë është, - tha partizania Vidna, prapa mitralozit të rëndë me syrin në shënjestër e gishtin tregues në këmbëzën e armës së ftohtë. 
      - Është fëmijë, - i tha dikush me zë lutës.
      - Pa qenë fëmijë nuk bëhet i rritur, - ia ktheu partizania e sertë. 
      Ajo nuk i shihte fytyrat e frikësuara të katundarëve të sapo  zgjuar nga gjumi, ajo shihte të njëzetë e gjashtë shënjestrat që do t'i godiste pas disa çastesh.  Fatkeqit këmbëzbathur e të lidhur duarsh dy nga dy, me nga një copë teli a spango, prisnin e dridheshin.  Dy-tre fëmijë në gjirin e nënave dridheshin e nisën të qanin. Nëna e djaloshit të rreshtuar për pushkatim çakërdisur sysh, u përpoq ta nxirrte nga rreshti të birin e llahtarisur, por një partizan e goditi në kokë me kondak pushke. Ajo ra pa ndjenja, dy partizanët tjerë e tërhoqën zvarrë tutje. 
      Gratë qanin pa zë, të mpira nga tmerri. 
      Partizania Vidna, prapa mitralozit, u drejtohet grave fatkëqija, që ia turbullonin pamjen: "Hiquni prej rruge kudra!" Ato nuk dinin nga të shkonin. Në atë rrëmujë dy nga burrat e rreshtuar për pushkatim, të lidhur njëri me tjetrin, shpëtuan për një fije floku, duke kërcyer gardhiqet pupthi, megjithëse tre partizanë u shkuan prapa me krisma pushkësh deri në fund të katundit, por nuk i kapën. 
      Trembëdhjetëvjeçari i lemerisur para se të binte nga plumbat, i tha tatës  pranë: "Po tutna!". Tata nuk bëzajti, ia shtrëngoi dorën. Partizanët kishin krijuar gjysmëharkun, që të mos u ikte asnjëri, ndërsa tytat ua drejtonin shënjestrave. 
      I pushkatuan para grave e nënave. Partizania Vidna nuk e hoqi gishtin nga këmbëza e mitralozit edhe një kohë pasi ra viktima e fundit. Koka e djaloshit kishte rënë në prehrin e të atit.  Qetësia e mpiu Katundin e Ri. Kufomat i lanë ndanë gardhit. Në borën e bardhë gjaku shquhej thekshëm, trupat e ngrohtë ende avullonin, ndërsa brigada partizane me Vidnen në krye vazhdoi tutje. Ishte mëngjesi i hershëm i janarit.
      Pas kësaj masakre emri i shoqes Vidna, sikurse e quanin, ua ngrinte zemrat katundarëve të Luginës së Drinit e të Lumëbardhit. Ajo mbolli vdekje ngado që shkoi. 
      - Në qytet pushkatimet nuk i bënin ditën me diell, por i ekzekutonin natën, - tregonte babai, kurse ne e dëgjonim dhe nuk bëzanim. Kodrat sipër qytetit të Pejës u mbushën me varre. Prapë përmendej emri i partizanes Vidna me mitralozin gjerman.  
      Askush nuk kishte dëgjuar më parë për të. Dinin se zbriti nga shkrepat e Malit të Zi me brigadën partizane të Bokelit: vajzë e heshtur, e zymtë, me pantallona të zhgunit ngjyrë kafe e opinga të lidhura me spango.    
      Burrat që mbeten gjallë tregonin skena makabre në Lugun e Baranit, kur Vidna me partizanët e brigadës së Bokelit silleshin rreth viktimave të pushkatuara, duke vallëzuar. Dukej si vallja e fantazmave në dritën e hënës.

2 Kommentare:

  1. Burri im më la mua dhe fëmijët e mi për më shumë se 6 muaj, të gjitha shpresat u humbën. Mendova se nuk do ta takoja më kurrë burrin tim sepse ai më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale që mund të përdorja për të arritur tek ai. Kjo më la të trishtuar dhe zemërthyer derisa takova Dr. Dawn. Tani, unë i shpjegova gjithçka dhe ajo më premtoi se gjithçka do të ishte mirë në 3 ditë, për habinë time, burri im thirri dhe filloi të lypte 3 ditë pas magjisë, tani burri im është kthyer në shtëpi dhe ai më trajton shumë mirë dhe ne jetoni të lumtur së bashku tani, kontaktoni atë për ndihmë:
    *nëse dëshironi për të dashurit tuaj.
    *nëse doni të mbeteni shtatzënë.
    *nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
    *nëse doni një fuqi shpirtërore.
    *nëse doni të ndaloni abortin.
    Email: dawnacuna314@gmail.com {+2348032246310}

    AntwortenLöschen
  2. Përshëndetje miq jam këtu për të dëshmuar për mrekullinë që sapo më ndodhi më 14 janar 2022. Burri im më la mua dhe vajzën time për një grua tjetër, isha aq i frustruar sa bëra gjithçka që ishte e mundur për ta bërë atë të kthehej por jo dobi, u dekurajova disa herë, por nuk u dorëzova, derisa takova Dr Ediomo dhe gjithçka ndryshoi. Me ndihmën e mësueses, burri im është kthyer me mua dhe ne jemi të lumtur dhe jetojmë së bashku si një. Dua të të falënderoj mësues Ediomo dhe do të vazhdoj të dëshmoj fuqinë tënde. Kontakto me të në E-mail: drediomo77@gmail.com. Whatsapp: (+2348155926512) (+2349132180420). Mos hezitoni të kontaktoni me të, ai do t'ju ndihmojë të gjeni një zgjidhje për problemin tuaj

    AntwortenLöschen