Freitag, 22. Mai 2020

Bajram Sefaj: NËN MOLLË (PO) RRINTE VASHA

Tregim nga Bajram Sefaj

        Jo si vasha e A. P-kut, që rrinte nën qarr.
Jo!
Vasha e tregimit, e ëndrrës katile e shtrembaluqit,  rrinte nën hijen e një peme frutore. Nën hije molle!
Dhe, nuk i kulloste, as nuk ruante delet, si vasha nën hijen e qarrit, të A. P-kut.
Kjo e shtrembaluqit, nën hije molle, në bahçe, m’as sh’pie, ruante lëngatën e vet, që, kushedi ç’prej kohe, në tërë fshatin bridrinas, i kishte dalë zëri se kish firuar, se ishte hallakatur, ishte çmendur dhe ishte derdhur krejt nga mendja.
E ç’rremb huqjeje e kishte katandisur të mjerën? 
Enigma kishte ngelur si grykë e hapur e një shpelle memece, që, sekush, sipas dëshirës, gjykimit dhe hamendjes së lirë, hidhte gjithfarë fjalësh, trillimesh, cungash, leckash, herë-herë shpotitëse, që assesi nuk arrinin t’ia gjenin fundin asaj grope, e lëre më ta mbushnin, sa e pafund kishte qëlluar ajo!
Shtrembaluqi nuk kishte kaluar andejpari me punë, as me vetëdije. Kishte pikur aty, nga një palë e panjohur qielli. 
Derisa kalonte pranë saj, bënte një grimë kohe e ngrysur, e përzishme. Askush nuk mund i binte në fije se ç’pjesë dite, në mos nate, ishte ajo kohë hibride.
Memecërisë së vashës, ulur galiç nën mollë, sakaq i ishte prishur terezia.
I ishte ngacmuar lëngata, keq. Si të ishte gjendur para një rreziku të tmerrshëm, ajo kishte nxjerrë përpara krahët. Kishte shtrirë duart e dridhura, që i përfundonin me gishtërinj të prerë, si të brejtur gangrene dhe të rrafshuar e të tretur në «mollën» e shuplakës. Bashkë me marrjen e qëndrimit mbrojtës (gard), kishte lëshuar një klithmë jo gjithaq të zëshme, por të thellë, brenda vetes, plot kërcënim. 
Në duart e shtrembulaqit, se nga ishte shfaqur një majë thike flakëvërdhë, sa katileshë që kishte qëlluar e pista, ajo.
Në fytyrën e tij, si me zor, duhej të sajohej një nënqeshje e murrme. Por, as nënqeshja, as fjalët e mbytura në të: »nuk e di e gjora se do ta godasë!», nuk kishin arritur t’i gufonin zgorit. 
Më parë së fjalët, më parë së çdo gjë tjetër, kishte ngjarë goditja. Dy herë nga dy të prera të holla zeher. Ai kishte qëlluar fytyrën e zbehtë nur, të vashës! 
Një herë teposhtë, një herë përpjetë! 
Dy herë. 
Poshtë e lart. 
Vasha kishte lëshuar një klithmë të paartikuluar. Lëmeritëse, deri në kupë të qiellit. 
Katër herë, në fakt, e kishte qëlluar. 
Me të dyja duart kishte zënë dy gropat e syve të përgjakur!
- Po ti, më verbove dy sysh, o njëri i lig!
- Më verbove për mot e jetë! – kishte nxjerrë  britmë të qartë e çuditërisht të kthjellët. 
Kishte shqiptuar ato fjalë aq qartë, aq pastër, saqë, bëje bë se kurrë nuk kishte lënguar, as nuk lëngonte, nga asnjë sëmundje e ligë, nga ato për të cilat supozohej se dergjej shpirti i saj.
Fjalët e saj kishin jehuar thellë e kishin dalë si të ruajtura enkas për atë çast të lig, si ky. 
Nga dridhmat dhe ethet e tmerrit, shtrembulaqit veç sa s’i kishte pikur në tokë tehu helmues i thikës.
Në atë çast të mjerë, sa fatlum dhe shpëtimtar atij i ishte shfaqur figurë e mishtë e një luqerbulli, a e ndonjë shtaze tjetër të llojit të tij, shumë më e llahtarshme, por që, sasi e madhe tuli, zbuste egërsinë e tij dhe e bënte më pak të rrezikshëm, se që i duhej çastit. Kur ai donte që, një shtazë tjetër, krejt tjetër, tepër të rrezikshme dhe tepër të egër, një tigër a luan, ta rrokte ndër kthetra fatkeqen e me nofulla të forta e dhëmbë të mprehtë që kafshojnë egërsisht, sakaq ta bënte atë copë e grimë dhe, me garbi tërbuese, të kollofiste grumbullin e trupit të saj kur gërmuq, e përgjakur dhe e verbuar dy sysh, rrinte nën hije molle. 
Atëherë ai do të ishte i qetë. I lumtur që veprës së tij të ndyrë, do t’i zhdukeshin gjurmët. Përgjithmonë. 
Mirëpo, shtaza e egër, që aty, në atë çast, e kishte sjellë një shteg i panjohur mbretërie malesh, nuk kishte bërë asgjë tjetër, veçse fatmjerës i kishte hedhur një vështrim të lehtë, aspak armiqësor dhe beftë ishte zhdukur në terrin (futë) të zi. 
Ai kishte ngelur i zbrazët. 
Para vetës kishte aktin mizor të krimit dhe figurën e masakruar të viktimës së pafajshme! 
Skenë kjo e vështirë. Më trishtuese se ato të filmave të horrorit të skajshëm, neveritës. 
Shtrembulaqi ishte shkoqur kthetrash të ëndrrës se keqe. 
I bërë ibret djersësh të ftohta ethesh. 
Llogaria se shtaza e egër, do t’ia fshehte e fshinte gjurmët e këtij krimi mizor, që nga kjo katrahurë të dilte paq, i doli shterpë. Bosh. Huq.
Bashkë me kokrrizat e djersëve të ngrira, në zemër që i pulsonte si e çmendur, kishte ngelur vrugu i pashlyer, për mot e jetë: «e po kjo, njëmend, përnjëmend, nuk kishte asnjë kuptim! Një gjë e tillë nuk duhej të ndodhte, madje as në ëndërr kllapitëse. Një masakër. Një krim makabër, të cilin nuk do ta provonte as skenari i ëndrrës më të keqe, më ankthore, më të pabesë» – kishte bluar vetë me vete Shtrembulaqi dhe kishte shkundur mllefin, si për t’u shfajësuar: «ani, thirri në vete, ashtu siç e meritoi edhe e gjeti ndëshkimi, pse nuk me kishte pritur, nën hije molle, me mollë besnikërie në gji, siç me kishte premtuar, kur, nën hije mollësh, thurnim ëndrra rinore, për jetë të lumtur, për ardhmëni!». 

*
Ai kishte pirë një gotë ujë të ftohtë. 
Serishmi ishte shtrirë në shtrat. 
Ishte kthyer në krahun tjetër dhe më frymëmarrje të lehtësuar, që asgjë e keqe nuk kishte ngjarë, në fakt.
Ishte orvatur të zinte fijet gramshalesh të gjumit të prishur.
Çaponjtë e ëndrrës se keqe i ishin ngjitur për fyti. Në zemrën dhe shpirtin e tij të brishtë, kishin shartuar këtë kujtim katil.

(Paris, pranverë 2003)

3 Kommentare:

  1. Ashtë një privilegj ta ndaj këtë dëshmi të mrekullueshme me botën. Kjo është Beth Walters nga Anglia. Burri im më divorcoi 4 muaj më parë dhe unë isha plot pendim sepse nuk dija çfarë të bëja për të ndryshuar problemet e burrit tim. Unë kërkova në internet për ndihmë se si mund të merrja ndihmë në martesën time dhe zbulova dëshmitarë të mrekullueshëm të magjisë së dashurisë, e cila ishte progresive me magjitë e saj. E kontaktova dhe doktor Wight më tha se ai do të përgatiste një magji për mua për të sjellë burrin tim mbrapa. Isha skeptik, por nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të punoja me të. 2 ditë më vonë, burri im më thirri të kthehesha në shtëpi nga ajo ditë dhe deri më tani, kam jetuar në paqe. Ai u kthye tani me aq dashuri dhe kujdes. Sot jam i lumtur t'ju njoftoj të gjithëve se ky lojtar magji ka fuqinë të sjellë përsëri dashnorë dhe gjëja më befasuese është se dashuria jonë është shumë e fortë tani, çdo ditë është lumturi dhe gëzim. dhe nuk ka asgjë si të jesh me njeriun që do. Unë do ta rekomandoj Dr.Wight për këdo që ka nevojë për ndihmë. Nëse keni ndonjë problem, kontaktoni Dr.Wight, ju garantoj 100% që ai do t'ju ndihmojë !!.
    Email: wightmagicmaster@gmail.com

    AntwortenLöschen
  2. Burri im më la mua dhe fëmijët e mi për më shumë se 6 muaj, të gjitha shpresat u humbën. Mendova se nuk do ta takoja më kurrë burrin tim sepse ai më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale që mund të përdorja për të arritur tek ai. Kjo më la të trishtuar dhe zemërthyer derisa takova Dr. Dawn. Tani, unë i shpjegova gjithçka dhe ajo më premtoi se gjithçka do të ishte mirë në 3 ditë, për habinë time, burri im thirri dhe filloi të lypte 3 ditë pas magjisë, tani burri im është kthyer në shtëpi dhe ai më trajton shumë mirë dhe ne jetoni të lumtur së bashku tani, kontaktoni atë për ndihmë:
    *nëse dëshironi për të dashurit tuaj.
    *nëse doni të mbeteni shtatzënë.
    *nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
    *nëse doni një fuqi shpirtërore.
    *nëse doni të ndaloni abortin.
    Email: dawnacuna314@gmail.com {+2348032246310}

    AntwortenLöschen
  3. Përshëndetje miq jam këtu për të dëshmuar për mrekullinë që sapo më ndodhi më 14 janar 2022. Burri im më la mua dhe vajzën time për një grua tjetër, isha aq i frustruar sa bëra gjithçka që ishte e mundur për ta bërë atë të kthehej por jo dobi, u dekurajova disa herë, por nuk u dorëzova, derisa takova Dr Ediomo dhe gjithçka ndryshoi. Me ndihmën e mësueses, burri im është kthyer me mua dhe ne jemi të lumtur dhe jetojmë së bashku si një. Dua të të falënderoj mësues Ediomo dhe do të vazhdoj të dëshmoj fuqinë tënde. Kontakto me të në E-mail: drediomo77@gmail.com. Whatsapp: (+2348155926512) (+2349132180420). Mos hezitoni të kontaktoni me të, ai do t'ju ndihmojë të gjeni një zgjidhje për problemin tuaj

    AntwortenLöschen