Montag, 16. Dezember 2019

Arif Molliqi: LUTJA NË NATËN E BUZMIT

Fragment nga romani “Shënime nga arkiva e qytetit D.“,botoi „Faik Konica“, Prishtinë, 2003

Vetëm këtë natë e kërkoi borën e bardhë.
Të ftohtit.
Akullin!…
Nga zhurma që u dëgjua, e kuptoi se i gjithë katundi kishte dal ta shikonin këtë natën të begatisë, të rilindjes, kur bota kthehet për së mbari. Kur natyra fillon të mendoi për ringjalljen, që jep frytet e veta në stinën e ardhshëm…
E, Musë Sokoli e shikoi Buzmin, që po tymonte lazdrueshëm afër zjarrit. Druri i lajthisë iu duk si diçka që duhet të sjellë gëzimin e pritur në familje. Derisa po e kthenin Buzmin në dhomën e madhe të shtruar me qilima festiv, Musa u mundua t’i urojë mirëseardhje e Tij, duke i thënë; „Urdhëro, Buzmi bujar, ardhsh me faqe të bardhë, me shëndet e bereqet e me të gjitha të mirat e Zotit!“.
Këtë dëshirë, Musa e përsëriti disa herë. Pas tij, edhe anëtarët e familjes e vazhduan lutjen. Të Musa po shfaqej një gëzim, duke e shikuar lajthinë e futur në zjarr. Skaji i lajthisë mbetur jashtë zjarri, dukej i trazuar. Frikshëm, por me një zë që buçiste, Musa i thirri meshkujt e shtëpisë, gratë maxhetorët, e Zojën e konakut.
Ishte një pamje tepër e pazakonshme për anëtarët e familjes, që po e prisnin me ushqime në dorë, që vetë Musa ti vendoste. Plaka Zoja, i solli disa qirinjë. Oda e madhe, në katin e tretë të kullës, u zhyt në një muzg të skuqur. Ishte një çast magjik. Oxhaku… Zjarri… Mbi oxhak, në raftin harkor, qirinjtë e ndezur. Pak më lart, portreti i Krishtit në një kornizë ari, ngjallte mrekullinë festive.
„Shpejt!”,- u tha Musa,- ta mbushni Buzmin me ushqime. Bukë, djathë, tambël, mish! Të gjitha i dua!”.
Pas kësaj thirrje, Musa e filloi lutjen, një lutje e veçantë nga hera tjera. Ishin të pamësuar ta shikonin plakun në atë gjendje. Askush s´ka mundur ta marrë me mend se Natën e Buzmit, Musa Sokoli nuk do të ishte ai që ishte gjithë jetën. Një qetësi i erdhi derisa i shikoi të gjitha ushqimet një nga një. Lajthia filloi të marrë ngjyrën e tymit, përskaj zjarrit. Asnjë zë nuk dëgjohej. Të gjithë shikonin nga dritarja, ku filloi të fryn. Nga era e fortë që frynte apo nga frymëmarrja e fortë e tyre, asgjë nuk dëgjohej. Asnjë lëvizje.
Dritat e ndezura të qirinjve po shfaqeshin gjithnjë e më fuqishëm në sytë e tyre.
„Po kashtën, e keni sjellë?! -tha Musa. -Kashtën?!”,-bërtiti.
Gjoni e Sokoli filluan ta hedhin kashtën nëpër dysheme.
Fëmijët filluan t’i imitonin kafshët, shpezët…
Para mesnate, nuset e stolisura, vajzat me flokët kaçurrela, fëmijët e veshur me rrobat e reja e të pastra, me gëzim të dukshëm në fytyrat e tyre, në ecje dhe shikime, u nisën rrugës së ngushtë e të kalldrëmet të katundit. Mes një lëndine të rrethuar me plepa të gjatë, edhe kisha ishte stolisur.
Nata kaloi, e Musa Sokoli vazhdonte duke u lutur për mundimet e Krishtit, për tokën, për qiellin, për diçka që i mungonte Kosovës. Në Librin e Shenjtë kërkoi ta gjej lutjen për Kosovën, për gjithë shqiptarinë… për fëmijët e saj, për bereqetin… për fusha e male, lumenj e liqeje, ara e kullosa…
Lutej e lutej…
Të gjithë në zemrat e tyre kishin të njëjtën lutje. Lutje të brendshme, të fshehura nga njeriu, por që dëshironin Zoti dhe Krishti t´ua dinë.
T´iu ndihmojnë…
Lindja e diellit Musa Sokolin e gjeti në kopsht së bashku me gjithë familjen. Me burra e gra. Ata, po në kopsht, po e punonin një rreth të madh prej kashte. Midis rrethit, një kryq mbi të cilin e vunë një tepsi të madhe, me ushqime, raki…
Gjoni me kujdes i solli unët e Buzmit të djegur. Mori unët, i ndezi majatë e tyre duke i fërkuar njërin me tjetrin. U duk sikur nga qielli filluan të binin yjet e afërt, që kapen me dorë. Nga unët e Buzmit lëshoheshin shkëndijat e zjarrit. Gacat e skuqura.
„Sa gaca, aq meshkuj kjo shtëpi, sa gaca-aq dele, sa gaca- aq thasë me drithë!… Sa gaca-aq pushkë për këtë tokë! Fëmijë! O Zot, fal shumë, shumë fëmijë në këtë shtëpi! Falna, o Zot, fëmijë! Do të na duhen!… Edhe fëmijët, edhe pushkët, edhe buka!..“, u lut Musa.
E shikuan Gjoni dhe Sokoli…
E shikuan gratë dhe vajzat…
Vetëm fëmijët nuk e kuptuan lutjen e fundit të Musa Sokolit, që dalëngadalë po e rriste zërin aty ku përmendej toka, fëmijët…

2 Kommentare:

  1. Ashtë një privilegj ta ndaj këtë dëshmi të mrekullueshme me botën. Kjo është Beth Walters nga Anglia. Burri im më divorcoi 4 muaj më parë dhe unë isha plot pendim sepse nuk dija çfarë të bëja për të ndryshuar problemet e burrit tim. Unë kërkova në internet për ndihmë se si mund të merrja ndihmë në martesën time dhe zbulova dëshmitarë të mrekullueshëm të magjisë së dashurisë, e cila ishte progresive me magjitë e saj. E kontaktova dhe doktor Wight më tha se ai do të përgatiste një magji për mua për të sjellë burrin tim mbrapa. Isha skeptik, por nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të punoja me të. 2 ditë më vonë, burri im më thirri të kthehesha në shtëpi nga ajo ditë dhe deri më tani, kam jetuar në paqe. Ai u kthye tani me aq dashuri dhe kujdes. Sot jam i lumtur t'ju njoftoj të gjithëve se ky lojtar magji ka fuqinë të sjellë përsëri dashnorë dhe gjëja më befasuese është se dashuria jonë është shumë e fortë tani, çdo ditë është lumturi dhe gëzim. dhe nuk ka asgjë si të jesh me njeriun që do. Unë do ta rekomandoj Dr.Wight për këdo që ka nevojë për ndihmë. Nëse keni ndonjë problem, kontaktoni Dr.Wight, ju garantoj 100% që ai do t'ju ndihmojë !!.
    Email: wightmagicmaster@gmail.com

    AntwortenLöschen
  2. Përshëndetje miq jam këtu për të dëshmuar për mrekullinë që sapo më ndodhi më 14 janar 2022. Burri im më la mua dhe vajzën time për një grua tjetër, isha aq i frustruar sa bëra gjithçka që ishte e mundur për ta bërë atë të kthehej por jo dobi, u dekurajova disa herë, por nuk u dorëzova, derisa takova Dr Ediomo dhe gjithçka ndryshoi. Me ndihmën e mësueses, burri im është kthyer me mua dhe ne jemi të lumtur dhe jetojmë së bashku si një. Dua të të falënderoj mësues Ediomo dhe do të vazhdoj të dëshmoj fuqinë tënde. Kontakto me të në E-mail: drediomo77@gmail.com. Whatsapp: (+2348155926512) (+2349132180420). Mos hezitoni të kontaktoni me të, ai do t'ju ndihmojë të gjeni një zgjidhje për problemin tuaj

    AntwortenLöschen