Mittwoch, 4. Mai 2011

Hekuran Miraka: YJET SHUHEN KESHTU


YJET SHUHEN KESHTU ...

Mengjezi zuri rruges.Ne nje rast tjeter , Janit do t'i kishte pelqyer teper ky lloj kembimi midis nates dhe dites.(Vetem qefini i mjegulles lekundej atje tej).Sot iu duk teper lakuriq. Fillimisht nxoren koken kreshtat e maleve. Pak nga pak fasha e drites sa vinte e zmadhohej.,ngjitej me lart dhe rriteshin njeheresh edhe malet edhe syte.Vetem Yjet shuheshin.Sa kollaj shuhehin !Mbase nga ajo qe ylli gjithnje ka lidhje me driten.(Edhe yjet kane frike nga drita).
"-Fol". - tha te atit. " Fol se po me ze ghumi. Ti akoma fle?!"
I ati heshtete ne ndenjesen ne krah te tij. Ajo e posagjerit.
Flinte.Kishte kohe.Bile qe kur u nisen ai ishte ne gjume. Te gjumte e kishin hipur ne makine.I kishte pelqyer vertet kjo gje se nuk kishte nxjerre ze fare.
"_Po zbardh. E sheh diten?U fiken yjet ne qiell..."
E ndiente pranine e te atit , po nuk e ndiente fjalen e tij.Ai vetem flinte. Fundja ... le te flinte. Gjate udhetimeve te gjata te gjithe flene.Po gjithesesi ky lloj gjumi nuk ka shije. Kashte. Ketij i pelqente sic duket.
"_U lodha baba! Fol se po me ze gjumi. Tere kjo nate. Vetem. Udheto.".
I ati nuk donte t'ia dinte.Ai ndiqte permes syzeve te erreta ate qe shfaqej para.Nje pamje tejet e vecante.E gjalle.E bukur.E lagesht.Lakuriqe.
Mengjezi vjen gjithnje lakuriq.E cuditshme,ky eshte i vetmi mashkull qe prish krevatin e nates dhe dites.Hem! Mashkull mistrec qe fle me dy femra.Ha...! Edhe me te emen edhe me te bijen.
"- Keshtu ka qene gjithnje baba?".
Makina kaperceu nje prag te vogel.U lekund.I ati tamam ne kete kohe pohoi me gjithe trup ate qe i tha i biri.Janit i erdhi mire.Edhe pse ne gjume te thelle Hasan Pirgu e ndiqte me vemendje te birin., Janaqin
Sa kishte bertitur atehere per kete te shkrete emer !
" Po ku i gjete keta dy, o bir!Edhe Jana, edhe Qim?!Jane dy. Mbaj njerin.T'u duk i tepert ai qe te vura?Besmir. Edhe une dy te vura. Po kjo... po kjo ore ?"
Se mos ishte vetem Jani qe kishte nderruar emer.Ketej keshtu i donin.Dhe halli keshtu i donte.Pak rendesi kishte emri.Ata kishin plot halle per te zgjidhur dhe nje nofke me shume apo me pak c'te keqe do t'u sillte.

"-Nuk me the, u kenaqe?"
Makina u lekund prape. I ati levizi me gjithe trup. Pohoi. Janit prap i erdhi mire.Neper cep te buzes ndjeu t'i vritej nje e qeshur.
"_ T'u bene 20 dite qe erdhe? Po, po @0 t'u bene. ".
Nuk kishte dashur Hasani te vinte ketej." Jam plak e kam frike se vdes andej" ,kishte thene.Po ai i shkrete bark te shtyn.Kishte kaq vjet qe i biri linte mish fushave te grekut.Kishte derguar te holla. Dhe dergonte. Po dhe keto te uruara duhen deri ne nje fare mase.Kur e kalojne, aha! C'i do! As qeni nuk i ha.
"_U kenaqe , apo jo?".
Jani vinte re qe i ati aprovonte ne heshtje fjalet e tij.Me mire keshtu. Me mire vertet.Janit i dukej me ngjitese kjo bisede.Ishte nga ato lloj qe zor se mund te harrohen.
"_ Do nje kafe?".
Ndaloi ne ane te rruges prane nje kafeneje qe digjte akoma veten me drita.
"_ Me pak e do? Lere se e di. Rri i qete.".
Rruga kishte shume zhurme.Lloj-lloj makinash qe leviznin me shpejtesi te kapnin kohen.Brenda kafenese kishte muzike. Te qeshura.Biseda. Te gjallet ishin zgjuar.Merreshin me diten.
Jani mori kafete ne heshtje.Rruges per tek makina tymosi.Ka nevoje edhe per pak helm njeriu.E mira eshte ta ndaje me te tjeret.Po si te vije.Si te vije.
"-E ke ketu kafe. (E vendosi ne mbajtese)Mos e pi tani po deshe. Ja , arritem.Dogana eshte afer.Kalojme matane dhe pushojme pak.Pime dhe nga nje duhan. Apo do nje qe tani?Mire nuk ta prish, ndize!"
I vuri cigaren ne buze.Ia rregulloi me kujdes. Pati frike se mos e vriste.Fresku i nates sikur ia kishte ftohur buzet.Ngriti pak xhamin e deres. I rregulloi syzet dhe kapelen.( Asnjehere nuk kishte mbajtur nga keto).
"_ nisemi? Ne rregull. Besoj se ndihesh mire.Apo jo?Ja u kenaqe. Djalin e pe. Niperit i pe.Ke cfare t'u thuash atyre ne lagje. Apo jo?".
Makina hante metrat e fundit. Atje ne fund ishte dogana.Matane ishte ndryshe.Tjeter toke. Jona .Andej njeriu ka peshen e vet.Ketej eshte ndryshe.I gjalli nuk vlen, i vdekuri kushton shtrenjte.Ketej dheu te ha.
"_ Nuk me the tamam , u kenaqe, a jo?".
Makina kaloinje grope.I ati pohoi.Syzet i rane pak me poshte.Vetem cigarja jo.Ate e mbante ne buze. Do ta ndizte me matane , sa te kalonin traun e doganes. Mbase akoma ata nuk e zbatonin ligjin e duhanit.
"_ Eh , baba! Ketej nga kjo porte kam dale shume here po per te hyre kam hyre nga ato malet matane. I sheh? Po c't'i shohesh! ".
Sa ajer i ftohte jashte!Jani ndieu t'i lotonin syte.I fshiu me kurrizin e dores.
"_Arritem. Mos u merzit!Rri i qete ! Ti je me pasaporte. Je i rregullt. Hyn e del lirshem ne tere Europen. U be mire ,apo jo?".
Jani beri gati pasaportat. Para se te zbriste nga makina pa nga i ati.Ai rrinte i qete. Cigarja fliste me buzen.Syte nuk ia pa. Ata shihnin poshte syzeve te erreta.
"- Ta vulos une, apo do te zbresesh vete?".
Polici rrinte ne kembe prane makines. Po kontrollonin.
"_ He, baba? Rri me mire. U lodhe nga rruga. Ja nje vule dhe ikim. Pastaj pusho i qete.".
Polici beri me dore te ecnin. Trau u ngrit.Rrinte aq drejt perpjete sa cigarja e te atit ne buze. Iu duk babai si doganier. Kufijte e ciles bote ndante?!

Me tutje i prisnin.E dinte qe kishin ardhur shume.Eci ngadale, ngadale,shume ngadale. Ndaloi jashte rruge, kur pa te vetet. Vuri koken mbi timon dhe ia theri te te qarit.Te vetet e rrethuan.Edhe ata po qanin. Po jo si ai. Mbase ishin te mpire, mbase te lodhur.
_ Merreni! Rregullojeni!... Mos kini frike! Eshte i rregullt. Ja vula ne pasaporte. Apo do ta lini te pije cigaren.
"U kenaqe baba?" _ e pyeti ne ajer.
Te tjeret e moren. Hasani rrinte pa levizur. Ndenjur. I pelqente ashtu ndoshta.
E hipen ne nje tjeter makine dhe u turren me vrap te kapnin kohen qe i duhej nje te vdekuri qe te mos prishej.


NY, 3 maj 2011

__________
 
 
Hekuran Miraka, u lind më 17 Tetor 1966 në Gramsh. Është diplomuar për Gjuhë-Letërsi në Elbasan në vitin 1989. Fillon punën mësues në shkollat e qytetit të Gramshit.
Ka botuar këta libra:
Pëllumbat e egër”-Poezi, “Helena është nga Sulova”-Poezi, “Sulti për vete dhe të tjerët”-studime, “Vejusha me kale”-Tregime, “Mishra të tretur”-Roman, “Fronti pa emër”-Novelë, “Lirika”-Poezi. Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Anëtar i Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita” (2010). Jeton familjarisht në New York të SHBA.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen