Donnerstag, 5. Juli 2012

Lumo Kolleshi: Cermonia e varrimit


Cermonia e varrimit

Numri i celularit u formua pa ndonje veshtiresi dhe,pa nje pauze te shkurter,ne zyren partiake te provinces erdhi nje ze i majme:
-Ç'kemi andej? Besoj se shtabin e fushates e keni ngritur.Me degjo ketu,pergatitni dhe nje ftese per ata qe dolen kunder ne konferencen e fundit dhe te organizojme nje takim ne forme kokteji ne lokalin "Koka e gjarprit".Besoj eshte vendi me i pershtatshem.
Nderkaq shqetesimi qe vinte nga provinca, kishte ngutje dhe e nderpreu sakaq ligjeraten e nisur me pathos te papare.
-Mire,mire,-vijoi nje ze gati i metalte,-per diçka tjter ju shqetesova.Duhet te vini ketu urgjentisht neser.Ka vdekur...
-Kush? Kush?- e nderpreu emrin e te vdekurit deputeti.
-Sportisti Pampa.
-Per nje cope sportisti te marr gjithe ate rruge? Thashe se mos kishit planifikuar ndonje takim.Pastaj keto dite do te merrem me posterat,se trokiti ora e fushates.
Zyra partiake u shurdhua nga krismat e xhamit te dritares,qe era e forte e perplasi me rrapellime dhe coprat e kristalit kaluan mbi kepucet e partiakut te vogel,qe ishte shnderruar ne nje njeri i tulte dhe per nje çast u tremb,por zeri i deputetit pyeti serish:
-More,nuk me the,i ç'parite ishte ky qe vdiq?
Nje shurdheri renkuese u krijua ne distancen qe lidhte kryeqytetin me ate zone gati te harruar,megjithate biseda e kapi prape fillin e keputur.
-Zoti Klaus,ne ketej mendojme te vini patjeter.Ne varrimin e tij do te marre pjese gati i gjithe qyteti.
Ideja e shnderrimit te funeralit ne nje miting te heshtur,kur dhe pak dite ndanin nga fillimi zyrtar i fushates,iu duk vertet fantastike dhe diçka krejt instiktive i solli nje mrekullim fytyres se dhjamosur.
-Okej,-perfundoi deputeti dhe e futi celularin ne kellefin e vet.Filloi te sillte nder mend ndonje kujtim apo takim te vetem me te ndjerin Pampa,por shurdheria e plote ia ktheu permbys te gjitha imazhet.Gati nje shkreti sahariane ne ate hamendesim dhe asgje tjeter.Per me teper nuk dinte as ku binte stadiumi i atij qyteti e jo me te sillte ne sofren e kujteses diçka te panjohur.Ne trurin e tij mendimet zune te ngaterroheshin si jje mize ne nje rrjete merimange,pa rrugedalje,pa dhimbje,gati pa gjak.
Diku,aty,mes asaj zbrazetie,i vetiu nje mendim:"Sikur t'i them dhe ministrit te kultures?! Vajtja jone e perbashket ne ate cermoni mes njerezve te perlotur,do te lere mbresa te pashlyeshme tek ta dhe perfitimi yne do te vije diten e votimit."
E nxori dhe nje here nga kellefi celularin.Po i dukej vetja si ne nje varke mes dallgeve rrembyese te nje lumi te turbulluar.Po sikur ministri t'i pergjigjej negativisht? Gjithe ajo fryrje kendesore e parapakte i plasi si nje flluske sapuni e ngritur nga duart qe po i dridheshin.Megjithate njohja qe kishte me ministrin ia lehtesoi disi formimin e numrit.Keshtu beri.Zemra e Klausit gati sa nuk po çahej ne kraharorin e mbushur gjithe djerse dhe gravata ulej e ngrihej atje si nje gjarper uji."Mund te shkoj edhe vetem,por me nje minister ne krah,do te shnderrohem ne nje njeri me rendesi akoma dhe me te madhe.Ata njerez te humbur rralle kane pare ministra ne keto pune." Pas bisedes me ministrin e puthi celularin me zellin e nje femije dhe gati sa nuk u be me krahe te ikte fluturimthi prej andej.Edhe pse kishte nje fare pushtimi te brendshem,pas miratimit qe beri ministri,nuk harroi t'i propozonte nje darke luksoze ne lokalin mes dy guvave "Fluturimi i çaçkave".

...

Makina e zeze po çante me veshtiresi ne sheshin perpara pallatit te mbushur me njerez,qe shikonin akrepat e ores.Minutate pritjes se arkivolit po goditnin me force ne ndergjegjen e atyre qe kishin brohoritur kaq e kaq here ate emer ne fushen e blerte.E tani nuk u kishte mbetur asnje pike fuqie per ta rindertuar ate emer,ashtu siç nuk mund te riformosh nje yll qe ka lene nje vije te ndritur diku ne largesine yjore.
Dy te ardhurit nga kryeqyteti e pane te udhes te zbrisnin nga makina dhe te çanin ne kembe mes njerezve.Edhe pse pikellimi i kishte bere te heshtur,hyrja e te ardhurve ne shtepine qe po behej gati te boshatisej dhe nga vet klithmat per nje çast e te percillte arkivolin,nuk kaloi pa u vene re,madje,ne grupe te vogla njerezish,zeri here ulej e here ngrihej.Dikush ne kete rast ngrinte lart vlerat e te ndjerit,dikush tjeter nuk vononte te mburrte deputetin qe kandidonte perseri.
Diku ne nje qoshe me ate pak hije qe bente ligustra e vetmuar,ishin mbledhur gati te gjithe ata qe mbanin kapele republike dhe harruan per nje moment pse i kishin sjelle kembet aty bashke me shkopinjte e zbukuruar dhe filluan nje diskutim te zjarrte.
-Ju kam thene une,ky deputeti eshte xhanam burre,-e hodhi shkendijen njeri nga ata qe ngrinte dhe shkopin tok me zerin perpjete.
-More,po ai qe ka ardhur me deputetin,kush eshte?-pyeti nje tjeter.
-Degjova se eshte ministri i kultures.
-Ministri i kultures?!- leshoi si nje mezat nga dera habine me i thyeri nder ta.
-Hallall,-nderhyri prape i pari,-kur te vdes une do te vije dhe vet kryeministri.
-Mbaj fort shkopin,o xhaxha,-u fut mes asaj bisede te plasaritur nje djale i ri,-ku e di ti se cili do te jete kryeminister atehere?
-Yni do te jete,or bir,yni...
Ulerrimat e grave sakaq u derdhen neper shkalle dhe po ndiqnin arkivolin e rende mbi supet e te afermeve dhe te shokeve.Moria e njerezve u be aq e heshtur dhe,me nje komande te brendshme,gati te gjithe u futen ne kortezhin e gjate drejt varrezave te qytetit.Vargani i heshtjes levizte fare ngadale si per nje udhetim qe dukej se nuk do te mbaronte kurre.Vetem dy te ardhurit nga kryeqyteti,te shoqeruar nga partiaku i vogel dhe nga pleqte me borsaline,i shpejtonin hapat me shume se te tjeret. Takonin njerezit e nje grupi dhe nguteshin e shtyheshin me perpara te takonin te tjeret.Deri te porta e varrezave pothuajse nuk kishin lene pa takuar asnjerin,madje dhe femijet e pranishem merrnin nje perkadhelje ne faqet e tyre.
Pas nje nekrologjie te shkurter,arkivoli u leshua ne fund te varrit dhe lotet e nxehte te motres se sportistit qe kishin ardhur me avionin e shtrenjte nga mergimi,rreshkisnin ashtu te befte e te paze mbi dheun e bute.Varrimtaret,te mesuar me nje pune te tille,sikur te ishin prej guri,nuk u bente pershtypje dhe punonin fare normalisht.Me ne fund ata lane lopatat mbi dheun e shkrifet.Ministri dhe deputeti parapelqyen te hidhnin ca breza dheu me dore dhe u shmangen paksa menjane.Takuan njerezit e aferm te familjes dhe u drejtuan per te makina qe kishte marre kthesen.
-Mrekulli,-iu drejtua deputeti ministrit,-ishte me shume se nje takim elektoral.
Qielli i plumbte i perplasi rete nga njera ane ne tjetren dhe filloi nje rrebesh i vertete pas atij varrimi.Makina e zeze iku neper shi.Kortezhi i shformuar kishte lene prapa kraheve varrezat dhe dyndej poshte streheve te shtepive perdhese.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen