Samstag, 8. Dezember 2012

Albert Zholi: ELTONI NGA TIRANA


ELTONI NGA TIRANA

Rrija në pritje të autobuzit në Dhafni (Athine).Vetëm fare. Pa pritur mu afrua një djalë, në moshën e adoleshencës. I dobët por simpatik. Me një gjysmë greqishte mu lut për një biletë. ia dhshë biletën dhe i fola në gjuhën tonë. Djali u gëzua. Pasi u prezantova djali më tregoi:” ...Elton më quajnë jam nga Tirana. Para shtatë muajsh kam ardhur në Greqi ...Erdha me një makinë transporti. Nga ato të gjatat që marrin mallra. Shoferi ishte njeri i mirë .Më solli deri në Athinë e nuk më mori para. Por unë e njoh dhe ndonjë ditë do t’ia shpërblej nderin. Nderi shpërblehet apo jo?...
Unë buzëqesha dhe ai vazhdoi:
“...Isha gjimnazist. Në vitin e tretë. Por e lashë shkollën. Për të mësuar, s’i kisha frikë mësimet ...nuk turpërohesha para mësuesve e shokëve...Por nga turpi ika dhe erdha këtu në Greqi ...Ata kishin para.Unë s’kisha ...Ata prishnin edhe pesë mjijëshen në ditë, kurëse ne aq nuk prishnim si familje ...Prindërit i kam në asistencë . Motra e papunë. Unë në shkollë. Prindërit e donin shkollën time, por unë ika...Është e rëndë të jesh i varfër. Edhe mësimet nuk të hyjnë në kokë. Je i përbuzur. Nuk bashkohesh dot me shokët. Edhe mësuesit nga ata që kanë para i hedhin sytë. Shkolla m’u bë si e huaj. Nuk më donte më si dikur. Edhe familja e ndjente jetën e vështirë ekonomike. Babai la duhanin se nuk kishte ta blinte ? Motra më shumë heshtëte se sa fliste. Unë e kuptoja. Ajo donte një djalë, por kush t’i hedh sytë kur nuk ecën me kohën ? Kur nuk ke para, as nuk vishesh dot sipas modës, as del dot shëtitje, as në floktore nuk shkon dot ...ehu... sa vështirësi ka jeta?! Motrën e kam shumë të mirë. Edhe prindërit. Unë jam djali i shtëpisë. Nuk do t’i lë ashtu të turpëruar. Mbase do të kem fat. Hë si thua ti ?! Dhe më shikoi gjatë në sy.
-Do të kesh fat se je i mirë dhe këmbëngulës –fola unë pa i zgjedhur dot fjalët që thashë.
Ai qeshi i gëzuar.
Tashti do të iki se më pret puna. Transportoj rroba, brenda një rrobaqepësie. Punoj 12 orë ama një tremijëshe dhrahmi e marr.
C’të bëj, pak, nga pak.
Ika, Mirupafshim!


Athinë 1996




 BABAI I KATËR FËMIJËVE

Pranë hotelit “ La Mirazhe”, mbështetur tek një trung peme, bisedonin të dy. Flisnim me zë të lartë, për ato që po ndodhnin në Shqipëri, të rrëmbyer nga të papriturat e dhimbëshme: vrasje, vjedhje, djegie- Flisnim me zë të lartë, të sigurtë për heshtjen përreth, por nuk kishim vënë re se pranë nesh na dëgjonte një burrë në mes të jetës, me flokë të rralla e me një shenjë në buzën e poshtëme. Në pamjen e parë na u duk njeri i mirë e hallexhi. Dhe ashtu ishte.
-Cfarë ju shqetëson?- e pyes më tepër për të mësuar se c’ishte ai e pastaj halli I tijë … Ai rrinte i heshtur, por për mirësjellje tha vetëm “Jam nga Vlora” dhe një lot I rëshkiti në faqet e rreshkura …
-Flisni, flisni pa ndrojtje –i foli shoku im.
Ai heshti përsëri kokëulur, u kapërcye në kombin e gushës, me zhurmën e gurit të hedhur në pus dhe foli:
-Të më falni për shqetësimin. Nuk do t’ju bezdisja po të mos ju dëgjoja kur flisnit... Thoshnit nga ato fjalë që kam edhe unë në shpirt. Shqipëria është hall i madh për të gjithë dhe të gjithë kanë nga një hall.
Ai heshti përsëri dhe përsëri vazhdoi ;
“Jam nga Vlora. Agim më quajnë. Para disa muajsh më vdiq gruaja nga zemra, në spitalin e Janinës. Kam mbetur me katër fëmijë të vegjël. Të madhin e kam 12 vjec e të voglin 13 muaj... Por jam i papunë dhe fëmijët i kam pa bukë. Agimi heshti përsëri dhe përsëri u kapërcye, sikur lëshoi në pusin e zemrës një gur.
Ne e kuptuam hallin e tij të madh. Fëmijët e tij s’kishin bukë ... “Bukën e përditëshme falna o zot “ Po Zoti akoma nuk i ka hedhur sytë nga ata katër jetimët e Agimit... E ndihmuam babanë e jetimëve me disa para sa kishim mundësi ... Ai uli kokën, na falenderoi dhe na tha: “...Unë nuk di të lyp, di vetëm të punoj ... të punoj për fëmijët e mi”. “Puna për bukën e buka për të jetuar ! Edhe kaq i mohohet njeriut ?!

Mars 1997 Athinë

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen