Donnerstag, 18. April 2013

Albert Zholi: MË VJEN TURP TË TË THEM “MË FAL”

 
MË VJEN TURP TË
TË THEM “MË FAL”


Atë mbremje kisha shkuar te miku im, Kastrioti, për të marrë disa libra që m’i kish sjellë nga Tirana. Veja rrallë se komshiu i tij grek bënte zhurmë sa here shihte vizitorë:
-Nuk dua që të më mbushet pallati me alvanozë! Shkallët dhe ashensorin i duam për vete.
... Kjo e detyronte Kastriotin, që ç’do gëzim familjar ta bënte nëpër lokale, ku harxhonte qimet e kokës. Ai e dinte se ç’kish pësuar kur bëri ditëlindjen e djalit. Të ndezur nga rakia, të ftuarit ia shkulën labçes. Pa mbaruar akoma kënga erdhi komshiu-grek dhe kërcënoi:
-Po nuk e pushuat këtë këngë, për pesë minuta solla policinë.
Kënga pushoi dhe të ftuarit u larguan qejfprishur. Qysh mnga ajo ditë Kastrioti me komshiun-grek nuk shkëmbenin as “mirmëngjes”.
Atë mbremje dera e komshiut-grek qëndronte hapur. Njerëzit dilnin e hynin vazhdimisht. Unë hyra me njëherë te dera e Kastriotit dhe e pyeta:
-Çfar ka ndodhur?
-I është përplasur djali me makinë dhe është rëndë. I duhet gjak. Merr librat dhe eja të shkojmë t’i gjendemi!-dhe librat m’i vendosi në duar.
Kastrioti kaloi mes njerëzve dhe shkoi drejt e te babai i djalit të plagosur:
-Zoti Jorgo, të shkuara të djalit!
Ai e pa me mosbesim dhe i zgjati dorën me përtesë.
-Erdha për diçka tjetër. Dua t’ju pyes ç’grup-gjaku ka djali juaj?
Z.Jorgo ngriti përsëri kokën dhe nëpër dhëmbë foli:
-Grupi zero.
-Edhe unë atë grup-gjaku kam. Më çoni në spitalë të ndihmoj dhe unë jetën e djalit tuaj me gjakun tim.
Jorgua s’po u besonte veshëve. U ngrit me vështirësi, e përqafoi dhe i tha:
-Më vjen turp të të them “Më fal!”.

26.3.2000

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen