Dienstag, 11. Februar 2014

Rrahim Sadiku - Fillimi i lirisë në qytetin tim


Tregim

Nuk e di në e bëri komandanti me qëllim apo rastësisht emërimin tim si udhëheqës të tërheqjes së bazave ushtarake nga bjeshka, po kjo zgjati më shumë se dy javë. E atje poshtë,në vendin e ҫliruar, sikur dridhej edhe toka nga gëzimi, hareja,manifestimet e parreshura që organizonte populli i mbytur me vite nga robëria. Doja me gjithë shpirtin të isha atje, por, detyra është dëshirë. Më lusnin ushtarët që komandoja të linim të gjitha e të shkonim të gëzonim, por nuk pranoja,sepse po vënim bazat e shtetit të ri.
Kur u ktheva në qytet as që i bëhej kujt vonë për mua, as më pyeti kush ҫka kisha bërë e si kisha kaluar, as më thirri kush të raportoja për punët e kryera. E kuptova se isha vonë, se kisha mbetur i vonë e se do të vonoja me të gjitha. Kishte ndryshuar puna. Postet ishin ndarë, zyrat ishin zënë, pasuritë kishin ndërruar pronarë. Shokët e mi, dikur pa para në xhep e pa pikë pasurie, tashti ishin plot para, kishin shtëpitë më të mira, kishin krijuar pasuri. Kishin ndërruar pamje, qëndrim; kishin ndryshuar sjelljet dhe kishin takt në gjatë kontakteve me të tjerë. Kishin tashmë nivelin e tyre ata. E unë...
Shtëpinë ma kishin djegur, familja më kishte mbetur në mërgim, nuk kisha as ku të fusja kokën. Pse, kisha kokë? Tashti edhe për këtë dyshoja, po ta fusja diku më duhej patjetër. E kujt nuk po i bëhej vonë për kokën time. Disa nga ushtarët që kishin mbetur me mua në mal, tashmë ishin bërë me shtëpi e me para. Madje po më shikonin me dyshim, sa herë takoheshim. U dukesha më shumë se i lajthitur. Fitimtar e pa fitime, jo kjo nuk durohej. Disa edhe më përҫmonin. Fundja, unë ushtari dalluar, i trimërive, ndërmarrjeve e guximeve pa numër, po tregohesha shumë i paaftë për të rregulluar jetën time. Më lindi dyshimi: mos kisha zbritur në një kohë e vend tjetër, mos ishte e gjitha kjo vetëm një ëndërr?! Po shihja si notonin shokët e mi pasurive, privilegjeve e pozitave dhe nuk mund ta besoja. Për vete ndjehesha si peshku i mbetur në rërë, pa pikë uji përreth. Mu kur po përvëlohesha nga etja e ethet e pakptushme, më takoi Xhymshyti, një ushtar mjaft i plogësht, frikacak e ruajtës i vetes, që anjëherë nuk e pa rrezikun me sy. O, si ishte veshur e rregulluar Xhymshyti?! Ai qeshi me mua: Po të paska humbur rruga në oborr ore derëzi?! Eja me mua të disponohesh pak...” Dhe më futi krahun e pa më pyetur gjë tjetër, i bëri shenjë një vetuture të madhe, e cila na u ndal te këmbët dhe pastaj u bë erë me ne e u ndal te barrakat e vjetra të qytetit, ku dikur flinin rrugaҫë e qenë endacakë. U habita pse u ndalëm aty, kur u hap një derë e ne rrëshqitëm brenda, sikur dilnin nga ferri e shkonim në parajsë. Dritat të verbonin sytë, luksi i botës ishte mbledhur aty, yndyra e luftëtarëve të lirisë ishin mbështetur në tavolina që mund të ishin edhe frone mbretërore e rreth tyre endeshin krejt lirshëm vajza pa as edhe një petk në trup, në disa podiume po vallëzonin bukuroshe lakuriqe, si shtojzollave nëpër përralla. Dhe po bindesha se vërtet isha në përrallë, kur Xhymshyti më shtyu: “Ec ore, më je ngulur si hu koti këtu! Kap ore mish të njomë e ha mish të zgjehur, atë bëje ti.” Dhe përsëri, sikur nuk po ecja me këmbët e mia, e pashë veten në krye të një tavoline pa fund dhe rreth meje, në krahët e mi, u vendosën sisët e reja të dy femrave që po më shikonin sikur isha një akullore, të cilën do ta lëpinin pas pak.
Lëviza sikur më kishte prekur zjarri e Xhymshyti qeshi dreqnisht: “Preki ore se nuk të hanë, preki ku të duash, nuk të thonë jo... e për më thellë, edhe atje mundesh, por duhet paguar.”
Desha t’i kthehesha Xhymshytit e ta fyeja rënd, kur dy duar më shtrënguan rreth qafe me fortësi. Mezi munda të shikoja se kush ishte dhe u ngreha në këmbë me nderimin më të madh. Ishte Bylbyli, komandanti trim, për të cilin gjithnjë kisha patur një nderim të veҫantë. E kuptova se edhe ai më donte e nderonte mua dhe u ndjeva krenar, po edhe disi i habitur që një njeri që një njeri si ai po e takoja aty, madje sikur ishte njeri i shtëpisë.
“Mirë se na u bashkove, o trim – foli sikur mbante fjalim Bylbyli. Kam pyetur për të dhe më vinte keq që nuk po e kuptoje se ka ardhur edhe për ne koha për të parë ndonjë ditë të bardhë... Bukuroshe, sillni gjithë gjërat më mira që kemi për njeriun tonë të madh e të nderuar... Të gjitha i paguaj unë.”
Kurrë në jetë nuk isha ndjerë më ngusht. Të flas të vërtetën, ai luks e ajo atmosferë epshi e pasurie disi po më pëlqente. Një pjesë e imja po më tërhiqte fuqishëm të bëhesha pjesë e saj. Gati edhe isha dorëzuar, kur sytë më shkuan në një kënd dhe gati mu ndal fryma. Atje, në një shtrat të madh, ishte Goca, luftëtarja jonë e madhe, nderi im i madhështisë së një femre trime e të përkushtuar dhe atë po e merrnin me forcë e me lëpirje një grumbuj mashkujsh, duke bërë të klithte nga kënaqësia e të kërkonte edhe më, edhe më... Bylbyli e përcolli shikimin tim dhe qeshi:
“Po miku im, po, po jeton e po kënaqet njerëzia!”
Djersë të ftohta më mbuluan trupin, mendja po më sillej vërdallë, nuk po mund të mbahesha ashtu këmbë, po si duket nuk do ta ndjeja veten mirë edhe sikur të ulesha. Jo, nuk isha në botë reale. Ndoshta edhe e kisha thënë me zë këtë mendim, sepse dëgjova të qesheshin rreth meje dhe në vesh më erdhi zëri sarkastik e i padurueshëm i Xhymshytit:
“Je në botën më reale të mundshme... Dhe je pjesë e saj... Ja edhe ushqimet e pijet arritën, shtrohu miku im, luftëtari im e mandej, kur të ngopesh mirë e të forcohesh si duhet, zgjidh më të bukurën këtu. E ke dhuratë nga unë.”
U ula. U ula e futa kokën midis shuplakave e një bukuroshe e futi kokën time midis gjive të saj dhe me prekje të gishtrrinjëve në do pjesë të trupit, më bëri të eksitohesha e të mos e njihja trupin tim, epshin tim. Po shkrihesha, po derdhesha si dhe i shkriftë, po ndjehesha si nuk isha ndjerë kurrë. Një dorë e padushme më ofroi gotën te buzët e unë e piva gotën deri në fund. Mandej sikur u bëra tjetër. Mu zgjua ajo dëshira e fshehtë që kisha patur disa herë për ta patur Gocën timën dhe u ngrita me furi e shkova te krevati ku po shkrryhej e rrotullohej gjarpërisht ajo dhe nisa ta puthja me vrull e me mallë, sa ajo e ndjeu ndryshimin dhe nisi të thërriste me sa kishte zë: “O vazhdoni, mos u ndalni, vazhdoni, më mbysni, më mbysni...” dhe u mbërthye nga një valë orgazmash që e bënë të hidhej sikur mishi kur piqet në zgarë dhe befas u harrua. U zhyt në gjumë të thellë e mua nuk më mbeti tjetër, po të kthehesha në tavolinën ku isha më parë e atje më pritën me duartrokitje frenetike, sikur kisha kryer veprën më të rëndësishme e më trimërore të jetës sime. Po ndjehesha disi tejet mirë e pa pikë turpi për atë që kisha bërë, kur një bukuroshe ma bëri m shenjë ta ndiqja prapa. Hymë në një dhomë të ngushtë dhe ajo nisi nga ledhat e t’u humba fare e të bëra me të gjëra që as i kisha menduar ndonjëherë...
U zgjova në një shtëpi ku ndjeheshin aromat më të këndshme e më të ndryshme që kisha nderë në jetë. Koka po më dhimbte, një ndjenjë topitje e gjymtymi po më bënte të mos ndjehesha mirë. Isha i djegur për ujë. Dola në një korridor të madhe dhe e gjeta banjon. Piva e piva. Mandej mu bë se isha i ndytë, shumë i ndytë dhe hyra e u pastrova. U lava ashtu me ujë të ftohë dhe nisa të ndjehsha më mirë, kur erdhi një bukuroshe e më puthi në buzë. Ishte shumë e njomë, më shumë e zdeshur se e veshur.
“Je për një lojë dashurore mëngjesore” – më pyeti në gjuhë të huaj, duke u përdredhur dhe më hyri ndër duar. U ngjit për trupin tim. Po unë nuk doja dhe e shtyva, sa ajo iku e habitur.
Dëgjova hapa dhe në derë u duk Bylbyli. Po qeshej këndshëm:
“Ore, unë të dija të turpshëm, po ti ishe i paparashikueshëm. Dem ishe... Kërdi bëre mbrëmë në vajzat e reja e të epshme... Vetëm lodhja të ndali...”
“Nuk isha unë – ia ktheva i mërzitur. Më keni hedhur diҫka në pije...”
“Lëri ore gënjeshtrat... sa vetave u hedhim pluhura në pije e nuk bëjnë gjë. Jo, ti ishte dem, ta kam lakmi, për besë.”
“Po kjo” – ndërrova bisedë.
“Cila kjo” – u habit ai.
“Si po shkon puna jonë? Për shtëpi publike e për vjedhje dhe shpërdorime paskemi luftuar e vdekur ne?!”
“Jo, ore, jo... Bëjmë edhe unë të tjera ne, punë shumë të mëdha... E di unë, e dimv të gjithë. Ne luftën e kemi fituar, na mbetet ta fitojmë edhe paqen. Dhe po e fitojmë, Po edhe po kënaqemi.”
“Por, paqja dhe liria nuk mund të jetë kjo, që po e shoh dhe po e njoh kudo. Jo, fitorja e liria nuk janë grabitje, nuk janë të bësh krejt ҫka të mundesh...”
Bylbyli u zemrua:
“A e di ҫka, ti miku im!… A po largohesh e mos më lodh shumë.”

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen